Aktualitet

Reshjet e shiut dhe erërat e forta/ Probleme me energjinë elektrike në disa fshatra të Elbasanit, rënia e pemëve ka shkaktuar dëme në rrjetin energjetik

Problematikave nuk u kanë shpëtuar as disa fshatra malorë në disa bashki të qarkut të Elbasanit. Mësohet se në bashkitë Librazhd, Prrenjas, Gramsh dhe Librazhd janë shkaktuar dëme në rrjetin e energjisë elektrike. Më problematike gjendja është në zonën e Librazhdit.

22 Nëntor 2024, 13:02 Nga N.F
Reshjet e shiut dhe erërat e forta/ Probleme me energjinë elektrike
Foto ilustruese

ELBASAN- Reshjet e shiut dhe erërat e forta kanë shkaktuar probleme të shumta në vend. Problematikave nuk u kanë shpëtuar as disa fshatra malorë në disa bashki të qarkut të Elbasanit. Mësohet se në bashkitë Librazhd, Prrenjas, Gramsh dhe Librazhd janë shkaktuar dëme në rrjetin e energjisë elektrike. Më problematike gjendja është në zonën e Librazhdit.

Raportohet se nga stuhia janë thyer shtylla të tensionit të ulët dhe të tensionit të lartë si dhe janë këputur disa kilometër të përcjellësve elektrike. Po kështu janë djegur edhe trasformatorët në disa lagje të fshatrave të Librazhdit nga shkarkimet atmosferike.

Gjithashti mësohet se në linjat e tensionit të lartë dhe të mesëm ka pasur raste të shumta të rënies së pemëve të cikat kanë shkaktuar dëme të mëdha në rrjetin energjetik. Kjo ka sjellë probleme me fshatrat Togëz, Dorëz, Zgosht, Fushë Struden Steblevë, Neshtë, Dranovicë, Orenjë, Librazhd Qendër, lb Katund, Babje, Spathar, Dardhë, Hotolisht, Ferrë, Vehçan, Xhyrë, Polis, Sopot, Zona e Qukësit, Stranik, Stravaj, Golik, Mokër një pjesë e Rrajcës. Ndërkohë është rikthyet normaliteti në Mamël, Dopaj e Labinot Mal të Elbasanit dhe në disa fshatra të Gramshit.

moti i keq elbasan energji elektrike

Sondazh

Poll