22 Nëntor 2024, 13:36
Nga r.ll
liljana dhe mariglen gjonaj
TIRANË- Nëna e Mariglen Gjonaj, të miturit i cili u vra në maj të 2015 dhe eshtrat e të cilit u gjetën pas 7 vitesh, ka folur për herë të parë sot, që kur autori i vrasjes, Kristjan Cenaj u dënua me burgim të përjetshëm. Gjonaj dyshohet se u vra për përfitim pasuror, konkretisht vjedhjen e disa sendeve me vlerë, si orë dore e markës ‘Rolex’ dhe varëse prej floriri, që i mituri i ka patur me vete ditën e ngjarjes kur është zhdukur.
Në emisionin "Me Zemër të Hapur" në News24, mamaja e tij ka treguar se shpreson të zbardhet çdo gjë lidhur me vrasjen e të birit. Ajo është shprehur se është bërë nënë për Mariglenin dhe të vëllanë, pasi i vranë burrit. Ajo tha më tej se ky i fundit ishte vrarë në sy të fëmijëve.
Pjesë nga intervista:
Liljana Gjonaj: Dha shpirtin e vet në mënyrën më makabre, shpresoj të zbardhet çdo gjë. Ai ishte fëmijë shumë i qetë dhe dhuronte vetëm dashuri. Unë si prind jam mundur ti jap vetëm edukatë e dashuri, të jetë shembull. Në shkollë derisa mbaroi klasën e 9-të çdo gjë shkoi mirë, kur erdhi koha për ta kaluar në gjimnaz më tha që dua të merrem me sport. E ndava nga gjimnazi ku ishte i vëllai, me shoqërinë ka kaluar shumë mirë. Jam interesuar dhe shkoja shumë shpejt, isha babë e nënë për të. Shkonte në boks rregullisht, më thoshte mami do të bëhem kampion.
Humbjen e babait si e përjetoi?
Liljana Gjonaj: Keq e përjetoi, sepse është vrarë në sy të Mariglenit dhe Klajdit, djalit të madh. I thosha mos u mërzit, kështu është jeta, s’kemi çfarë bëjmë. Nuk i ushqeva fëmijët të bënin vrasje. Djali im rrinte në konvikt dhe interesohesha tek kujdestaret. Ka pasur shoqëri të mirë.
E kujtoni ditën e zhdukjes së tij?
Liljana Gjonaj: Marigleni doli në mëngjes, i thashë mirë Kur erdhi tek shtëpia i pashë varësen dhe orën, për orën mendova se është e thjeshtë, E pyeta për varësen më tha është e një shoku të vëllait, mua s’më pëlqeu, i thashë “Kujdes dhe në orën 9 të dua këtu”. Do ikte në mbrëmje shkolle, mori makinën e të vëllait.
Marigleni është shoqëruar me djem më të mëdhenj se ai në moshë, mendon se mund të jetë manipuluar nga ata?
Liljana Gjonaj: Klajdi erdhi me pushime dhe i tha dikush “Shihe Mariglenin se po shoqërohet me Kristjan Cenin”, njihej si problematik në shoqëri. Për këtë arsye i hoqa dhe telefonin. Djali mu përjashtua nga shkolla në Durrës dhe e mora në Mamurras.
Vrasja e Mariglent Gjonaj
Gjithçka nisi më 19 maj 2015 kur në policinë e Kurbinit xhaxhai bëri denoncimin se nipi i tij vetëm 16 vjeç nga fshatin Ferrë Trashë i Kurbin, ishte zhdukur në rrethana misterioze dhe pa lënë asnjë gjurmë. Eshtrat e tij u gjetën 7 vite më vonë pas djegies së disa shkurreve në Fushë Kuqe dhe policia informoi se “nëpërmjet kryerjes së veprimeve të shumta hetimore, marrjes së dëshmive, ballafaqimeve, si dhe analizës së tabulateve dhe qelizave telefonike, në interes të këtij hetimi, kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes, shtetasit Kristjan Cenaj, 30 vjeç, lindur në Mamurras dhe banues në Ferrë Trashë, Kurbin.”
Më 10 tetor 2022, policia arrestoi Krisjtan Cenaj si autor të kësaj ngjarjeje. Cenaj u dënua me burgim të përjetshëm, pasi provat arritën të zbulojnë përfshirjen e Cenajt në krimin makabër. Gjithashtu, Prokuroria e Lezhës kishte kërkuar edhe “aplikimin e periudhës se sigurisë” që nënkupton se “edhe pasi të bënte 35 vite burg, Kristjan Cenajt të mos i jepej mundësia për lirim për kohë me kusht”, por kjo masë nuk është pranuar nga gjykata.
Avokati i familjarëve te viktimës kërkon zgjerim të hetimeve, pasi sipas tij në këtë krim janë të përfshirë dhe persona të tjerë. Ai pretendon se autori ka bashkëpunuar me persona të tjerë që nuk janë hetuar dhe sipas tij dosja penale është e cunguar dhe duhet t’i shkohet deri në fund kësaj çështjeje.
liljana gjonaj mariglen gjonaj
Aktualitet
22 Nëntor 2024, 13:19
N.F
Foto ilustruese
GJIROKASTËR- Pesë persona janë vënë në pranga ditën e sotme. Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur ...
Aktualitet
22 Nëntor 2024, 13:02
N.F
Foto ilustruese
ELBASAN- Reshjet e shiut dhe erërat e forta kanë shkaktuar probleme të shumta në vend. Problematikave nuk u kanë s...
Aktualitet
22 Nëntor 2024, 12:59
r.ll
foto ilustruese
SHKODËR- Gjykata e Shkodrës ka njoftuar masat e sigurisë për 4 efektivët e "Shqiponjave" të cilët u...
Aktualitet
22 Nëntor 2024, 12:46
N.F
Viktima dhe shqiptari
SHBA- Një aksident i rëndë është regjistruar në SHBA ndërsa një shqiptar është shka...
Aktualitet
22 Nëntor 2024, 12:28
N.F
Foto ilustruese
GJIROKASTËR- Një tjetër qytet ka hasur probleme për shkak të motit të keq që ka "pushtuar" vendin p...
Aktualitet
22 Nëntor 2024, 11:40
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Gjykata ka caktuar sot maësn e sigurisë "arrest me burg" për 14-vjeçarin i cili goditi për vdekje m...
Aktualitet
22 Nëntor 2024, 11:27
r.ll
foto ilustruese
DURRËS- Gjykata ka lënë në burg ish-drejtorin e Kadastrës së Durrësit, Ardian Konën. Ai akuzohet p&...
Aktualitet
22 Nëntor 2024, 11:04
N.F
Klaudio Prendi
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 28-vjeçarit, Klaudio Prendi. Mësohet se nga k&eu...
Aktualitet
22 Nëntor 2024, 10:59
r.ll
mario përlleshi
TIRANË- Gjykata ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për 14-vjeçarin, i cili goditi me thikë p...
Aktualitet
22 Nëntor 2024, 10:23
N.F
Rrëshqitjet e gurëve
SHKODËR- Moti i keq ka përfshirë vendin ndërsa janë raportuar edhe ditën e sotme probleme n&eu...