Aktualitet

Reshjet e shiut në Gjirokastër, ndërprerje e energjisë elektrike në disa fshatra malorë të qarkut

Reshjet e shiut nuk kanë shkaktuar përmbytje të tokave bujqësore ndërsa niveli i ujit të lumit Drino është në parametrat normalë për stinën.

22 Nëntor 2024, 12:28 Nga N.F
Reshjet e shiut në Gjirokastër, ndërprerje e energjisë
Foto ilustruese

GJIROKASTËR- Një tjetër qytet ka hasur probleme për shkak të motit të keq që ka "pushtuar" vendin prej pak ditësh. Mësohet se në Gjirokastër ka ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra malorë të qarkut. Më tej bëhet me dije se OSHEE po punon për rikthimin e furnizimit me energji për banorët.


Reshjet e shiut nuk kanë shkaktuar përmbytje të tokave bujqësore ndërsa niveli i ujit të lumit Drino është në parametrat normalë për stinën. Strukturat e emergjencave civile janë në gatishmëri për evitimin e problematikave të mundshme për banorët e Qarkut Gjirokastër.

moti i keq gjitokaster energji elektrike

Sondazh

Poll