22 Nëntor 2024, 10:59
Nga r.ll
mario përlleshi
TIRANË- Gjykata ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për 14-vjeçarin, i cili goditi me thikë për vdekje bashkëmoshatarin e tij, Martin Canin. Mario Përlleshit iu komunikua masa e sigurisë në ambientet spitalore ku ai ndodhet i shtruar dhe po merr trajtim mjekësor, pasi mbeti edhe vetë i plagosur pas sulmit.
I mitur akuzohet për kryerjen e veprave penale “Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Ndërkohë ditën e sotme, hetuesit janë rikthyer në vendin e ngjarjes, për të sekuestruar pamje të tjera nga kamerat e sigurisë me qëllim identifikimin e bashkëpunëtorëve të dyshuar të autorit.
Vrasja e Martin Canit
Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 tetorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Prelleshaj. Ngjrja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Prelleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare Fan Noli. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj. Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani.
Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli. I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili po trajtohet në një spital privat.
Pak çaste pas krimit të rëndë autori kishte postuar foto me thikën më të cilin autori kreu vrasjen dhe dorën e tij e gjakosur që u plagos gjatë konfliktit. Po ashtu edhe në aplikacionin "Snapchat", kishte publikuar një tjetër foto ku shihet i pashqetësuar për krimin që ka kryer. Në foto si për të demonstruar forcën mbante grushtin lart. Po ashtu nga fotoja vihet re se autori ndodhet në një makinë, të cilët dyshohen se e kanë marrë atë nga vendngjarja, menjëherë pas krimit që kishte kryer. Ata që kanë marrë autorin e mitur nga vendi i ngjarjes, dyshohet se janë lajmëruar nga vetë ai dhe kanë ardhur me automjetet e tyre nga Sauku. Sipas informacioneve, ky grup nga Sauku rezultojnë të përfshirë edhe në konflikte të tjera.
mario perlleshi martin cani
Aktualitet
22 Nëntor 2024, 10:23
N.F
Rrëshqitjet e gurëve
SHKODËR- Moti i keq ka përfshirë vendin ndërsa janë raportuar edhe ditën e sotme probleme n&eu...
Aktualitet
22 Nëntor 2024, 10:28
r.ll
pamje nga arrestimi
FIER- Një 27-vjeçar është arrestuar në Fier, me qëllim ekstradimin në Kosovë. I riu ishte sh...
Aktualitet
22 Nëntor 2024, 09:54
N.F
Protesta për Martin Canin
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cani. Mësohe...
Aktualitet
22 Nëntor 2024, 09:47
r.ll
pamje nga atentati
TIRANË-Është publikuar një tjetër video nga atentati ndaj Klaudio Prendit, djalit të ish-gjyqtarit të...
Aktualitet
22 Nëntor 2024, 09:36
N.F
Foto ilustruese
LEZHË- Moti i keq në vend vijon të sjellë probleme në disa qytete. Mësohet se në qytetin e Lezhës k...
Aktualitet
22 Nëntor 2024, 09:40
r.ll
mario prelleshaj
TIRANË- Sot mbahet seanca gjyqësore për autorin e vrasjes së 14-vjeçarit, Martin Cani pranë shkollës ...
Aktualitet
22 Nëntor 2024, 08:19
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Sot është dita e Alfabetit Shqip, i cili u unifikua 116 vite më parë në Kongresin e Manastirit, q&eum...
Aktualitet
22 Nëntor 2024, 08:11
r.ll
autori dhe viktima
TIRANË- Seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë ndaj të miturit që vrau 14-vjeç...
Aktualitet
22 Nëntor 2024, 07:21
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Rreth 4,3 mln euro përllogariten humbjet për vitin 2023 të operatorëve ofrues të shërbimit t&eum...
Aktualitet
22 Nëntor 2024, 07:16
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Ditën e Premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, ...