Aktualitet

Vrasja e Klaudio Prendit/ "Audi" u ndoq nga miku polic i viktimës, autorët qarkullonin me makinë para lokalit një orë para vrasjes

Një tjetër detaj i zbardhur nga këqyrja e kamerave është se autorët nuk i kanë hapur xhamat e makinës në asnjë moment, pasi ka qenë edhe i parkuar. Bëhet me dije se pas vrasjes teksa mjeti i autorëve po largohej një nga shokët e viktimës gjithashtu edhe polic ka ndjekur "Audin A4".

22 Nëntor 2024, 11:04 Nga N.F
Vrasja e Klaudio Prendit/ "Audi" u ndoq nga miku polic i
Klaudio Prendi

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 28-vjeçarit, Klaudio Prendi. Mësohet se nga këqyrur e kamerave sigurie është zbuluar se automjeti "Audi" i autorëve ka lëvizur në zonën ku u regjistrua vrasja përrreth një orë para krimit. Kjo përforcon dyshimet e para që u publikuan pas ngjarjes se autorët e kanë ndjekur viktimën dhe në momentin e përshtatshëm kur e kanë kapur vetëm kanë qëlluar drejt tij në një distancë të afërt.

Një tjetër detaj i zbardhur nga këqyrja e kamerave është se autorët nuk i kanë hapur xhamat e makinës në asnjë moment, pasi ka qenë edhe i parkuar. Bëhet me dije se pas vrasjes teksa mjeti i autorëve po largohej një nga shokët e viktimës gjithashtu edhe polic ka ndjekur "Audin A4".

Theksohet se miku polic i 28-vjeçari ka ndjekur autorët deri te rrethi i Shkozës por më pas autorët kanë arritur të arratisen. Dy miqtë e tjerë efektivë kanë dërguar menjëherë viktimën në spital drejt Traumës. Nga ana tjetër policia do të verifikojë edhe njëherë pamjet e kamerave të sigurisë në zonën e Liqenit Artificial ku një vit më parë u vodh automjeti i autorëve, për të cilin autoritet greke janë kontaktuar për targat nëse janë të vjedhura atje apo të dublikuara.

Klaudio Prendi, 28 vjeç u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të 19 nëntorit. Ai u vra teksa po hipte mjetin e tij kur po largohej nga një lokal në zonën e "Xhamllikut". Sipas raportimeve viktima ka qenë i shoqëruar nga miqtë e tij në lokal. Në momentin kur ka dalë nga lokali për të hipur në makinën e tij ai ka qenë i vetëm dhe autorët e kanë shfrytëzuar rastin për të qëlluar drejt tij. Ata i janë afruar paralel me makinën e tyre tip "Audi" dhe kanë hapur zjarr ndaj tij.

Më tej bëhet me dije se drejt tij është qëlluar me 5 plumba ndërsa arma ka qenë me silenciator. Policia dyshon se në atentat morën pjesë tre persona, një prej tyre ka pasur rolin e shoferit, ndërsa dy të tjerët luanin rolin e qitësit. Një orë pas vrasjes në zonën e Farkës është gjetur një mjeti "Audi A4". Gjithashtu mësohet se policia ka shoqëruar disa persona që janë marrë në pyetje në lidhje më këtë ngjarje.

vrasja e klaudio prendit

Sondazh

Poll