Aktualitet

Moti i keq në Shkodër/ Rrëshqitje gurësh në segmentin rrugor Prekal-Kir, probleme me energjinë elektrike në disa fshatra në Vaun e Dejës (VIDEO)

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci njoftoi përmes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" se moti i keq me erëra të forta dhe reshje shiu ka krijuar probleme ne segmentin rrugor Prekal-Kir. Gjatë natës ka pasur rrëshqitje të mëdha të rrugës çka ka sjellë bllokimin e saj për automjetet.

22 Nëntor 2024, 10:23 Nga N.F
Moti i keq në Shkodër/ Rrëshqitje gurësh në segmentin
Rrëshqitjet e gurëve

SHKODËR- Moti i keq ka përfshirë vendin ndërsa janë raportuar edhe ditën e sotme probleme në disa qarqe ndër të cilat edhe ai i Shkodrës. Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci njoftoi përmes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" se moti i keq me erëra të forta dhe reshje shiu ka krijuar probleme ne segmentin rrugor Prekal-Kir. Gjatë natës ka pasur rrëshqitje të mëdha të rrugës çka ka sjellë bllokimin e saj për automjetet.

Më tej theksohet se Bashkia Shkodër ka vënë në dijeni strukturat e emergjencave civile dhe firmën kontraktuese për menaxhimin e kësaj situate ndërkohë që i bën thirrje banorëve që të bëjnë kujdes në këtë segment rrugor.


"Moti i keq me erëra të forta dhe reshje shiu që ka shoqëruar terrizorin e Bashkisë Shkodër ka krijuar probleme në segmentin rrugor në ndërtim Prekal - Kir.

Gjatë natës ka pasur rrëshqitje të mëdha të rrugës, gjë që ka sjellë bllokimin e saj për automjetet.
Bashkia Shkodër ka vënë në dijeni strukturat e emergjencave civile dhe firmën kontraktuese për menaxhimin e kësaj situate ndërkohë që u bën thirrje banorëve që të bëjnë kujdes në këtë segment rrugor," shkruan në postim Benet Beci.

Probleme ka patur edhe në disa fshatra të bashkisë së Vaut të Dejës. Mësohet se Njad Hajmel, Vig Mnele, Temal dhe Shllak kanë probleme me energjinë elektrike.

Moti i keq në Shkodër/ Rrëshqitje gurësh në segmentin

moti i keq ne vend shi shkod vau i dejes

Sondazh

Poll