Bota

Themelohet legjislatura e 7-të në Kosovë, Glauk Konjufca zgjidhet kryetar, votim konsensual dhe për 5 nënkryetarët

26 Dhjetor 2019, 09:17 Nga DOSJA
Themelohet legjislatura e 7-të në Kosovë, Glauk Konjufca zgjidhet

PRISHTINË- Në një seancë të shkurtër Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur kryetarin e ri dhe 5 nënkryetarët, por sërish qeveria nuk është tentuar të formohet. Në rend dite ishin vetëm dy pika, ajo e vlerësimit të mandateve të deputeve dhe zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve.

Me 75 vota pro është zgjedhur Glauk Konjufca kryetar i ri i Kuvendit dhe pas tij me një numër më të lartë votash që shkonin mbi 100 janë zgjedhur dhe 5 nënkryetarët: Arbërie Nagavçi, Kujtim Shala, Memli Krasniqi, Sllavko Simiç dhe Fikrim Damka.

Por para nisjes së senacës plenare dy partitë fituese të zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë vijuar negociatat, por ende nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët.

Ajo që i ndan është posti i presidentit, nga i cili LDK nuk heq dorë ndërkohë që Lëvizja Vetëvendosje argumenton se nuk mundet të garantojë postin e presidentit, kur Hashim Thaçi është ende në detyrë. Sot, kreu i LDK-së, Isa Mustafa i ka bërë një ofertë të fundit Albin Kurtit ku kërkon 5 ministri nga kabineti dhe presidentin.

Vetëvendosje ka 29 deputetë në Kuvend, LDK 28, Partia Demokratike e Kosovës 24, koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate kanë  13 vende dhe koalicioni NISMA-AKR-PD ka 6 vende. Lista Serbe ka fituar 10 vende aq sa i takojnë komunitetit serb. Negociatat deri më sot kanë dështuar, pasi LDK ka kërkuar që të marrë kreun e Kuvendit, Presidentin dhe 5 ministri, pra gjysmën e kabinetit. Por sot, LDK tha se heq dorë nga kreu i Kuvendit, duke ofruar një marrëveshje të palëkundur për 5 ministri dhe presidentin.

(A.m;f.g;f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni albin kurti isa mustafa qeveria e re e kosoves albin kurti isa mustafa qeveria e re e kosoves

Sondazh

Poll