Aktualitet

"Ca kalamaj më thanë se e kanë therur", dëshmia e shoferit: Një burrë i bërtiti Martinit të premten, nëse hapen kamerat gjendet se kush është

Sipas tij, Martini ishte nxehur atë ditë pasi një burrë i ka bërtitur dhe shante gjithë rrugës.

19 Nëntor 2024, 12:47 Nga r.ll
"Ca kalamaj më thanë se e kanë therur", dëshmia e
martin cani

TIRANË- Martin Cani, 14 vjeç ka humbur jetën ditën e djeshme pasi u qëllua për vdekje me thikë nga bashkëmoshatari i tij, Mario Prelleshaj. 

Shoferi i furgonit që merrte shpesh në makinë adoleshentin tha në emisionin "Me zemër të hapur" në News 24 se Martini ishte djalë i mirë. Ai tha se atë ditë, disa kalamaj i kanë thënë se “kanë therur Martinin” dhe më pas mori vesh lajmin e ngjarjes së rëndë.

Shoferi tregoi më tej se ditën e premte, një burrë i ka bërtitur Martinit. Sipas tij, Martini ishte nxehur atë ditë pasi një burrë i ka bërtitur dhe shante gjithë rrugës. Sipas shoferit, nëse hapen kamerat, gjendet burri që ka qëlluar me shpullë Martinin.

"Atë e kam pas njohur, djalin që ka vdekur. Vinte shpesh herë me mua. Unë e merrja për respekt. Martini ishte djalë i mirë, të tjerët nuk i njoh. Kur kam parë lajmin, më ka ikur mendja. Një burrë i kishte bërtitur të premten Martinit, se di kush ishte ai burri. E çova në shtëpi të premten, por shante.

I thashë mos shaj, se nuk është mirë të shash. Një burrë i madh i ka bërtitur, nëse hapen kamerat gjendet se kush është. Për këtë goditje kishte edhe reagim nga qytetarët. Dje nuk e takova më Martinin. Ca kalamaj në furgon më thanë hajde se e kanë ther Martinin dhe më pas e pashë të shtrirë. Nuk e njoh familjen e viktimës.", u shpreh ai.

martin cani

Sondazh

Poll