19 Nëntor 2024, 10:40
Nga N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
KORÇË- Dy persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Korçë. Mësohet se të arrestuarit janë babë e bir. Ata u vendosën në pranga pasi kishin fshehur drogë në kamion dhe po tentonin ta kalonin në Kapshticë.
Policia bën me dije se të arrestuarit janë Dashmir Hamazaraj, 68 vjeç dhe Amanti Hamazaraj, 35 vjeç. Ata në pjesën e tavanit të rimorkios së kamionit kishin montuar 44 shufra metalike, në të cilat ishin fshehur sasi lënde narkotike cannabis sativa, me peshë totale 56 kilogramë. Policia bën me dije se janë sekuestruar 56 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, kamioni ku ishte fshehur lënda narkotike dhe 1300 euro.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Korçë, në bashkëpunim me DVKM Korçë, operacioni i koduar “Shufrat”, për goditjen e një rasti të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike. Gjatë operacionit u sekuestruan 56 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, kamioni ku ishte fshehur lënda narkotike dhe 1300 euro.
Në kuadër të operacionit u arrestuan shtetasit: D. H., 68 vjeç dhe A. H., 35 vjeç, banues në Tiranë (babë e bir). Në PKK Kapështicë, në dalje të RSh-së, shërbimet e Policisë, bazuar në inteligjencën policore, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, automjetin kamion me drejtues shtetasin A. H dhe pasagjer shtetasin D. H. Gjatë kontrollit, në pjesën e tavanit të rimorkios së kamionit u konstatuan të montuara 44 shufra metalike, në të cilat ishin fshehur sasi lënde narkotike cannabis sativa, me peshë totale 56 kilogramë.
Në vijim të veprimeve procedurale u shpall në kërkim shtetasi F. K., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet si posedues i lëndës narkotike dhe bashkëpunëtor në trafikimin e saj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
droge arrestim policia
Aktualitet
19 Nëntor 2024, 10:40
r.ll
viktima dhe autori
TIRANË- Detaje të reja vijojnë të zbardhen lidhur me ngjarjen e rëndë që ka tronditur ditën e d...
Aktualitet
19 Nëntor 2024, 10:27
N.F
Pamje nga vendi i ngjajres
TIRANË- Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme Tiranën. Një tjetër i...
Aktualitet
19 Nëntor 2024, 10:10
N.F
Prind
TIRANË- Pas vrasjes së 14-vjeçarit, Martin Cani dhimbja dhe frika ka "kapluar" prindërit dhe nxënësit e shkollës...
Aktualitet
19 Nëntor 2024, 10:18
r.ll
autori
TIRANË- Kryeqyteti dhe jo vetëm është tronditur ditën e djeshme nga vrasja e një 14-vjeçari në Tiranë...
Aktualitet
19 Nëntor 2024, 09:50
N.F
Viktima
ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Itali ku nga shpërthimi i një fabr...
Aktualitet
19 Nëntor 2024, 09:38
N.F
Homazhet
TIRANË- Mëngjesin e sotmë janë kryer homazhe në nder të 14-vjeçarit, Martin Cani i cili humbi jetën...
Aktualitet
19 Nëntor 2024, 09:24
N.F
Martin Cani
TIRANË- Një ditë pas vrasjes së 14-vjeçarit, Martin Cani është vënë në pranga autori i ngja...
Aktualitet
19 Nëntor 2024, 09:08
N.F
Viktima
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 28-vjeçarit Klaudio Prendi. Mësohet se m...
Aktualitet
19 Nëntor 2024, 08:33
N.F
Klaudio Prendi
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 30-vjeçarit, Klaudio Prendi. I riu humbi jet&eu...
Aktualitet
19 Nëntor 2024, 08:24
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin Tiranë- Fushë Krujë. Ngjarj...