Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Pasi goditi për vdekje 14-vjeçarin, autori postoi foto me dorën e gjakosur dhe thikën që kreu krimin

Më herët, u publikua edhe një tjetër foto që autori i mitur kishte postuar në aplikacionin "Snapchat", ku shihet i pashqetësuar për krimin që ka kryer.

19 Nëntor 2024, 12:03 Nga r.ll
PAMJE TË RËNDA/ Pasi goditi për vdekje 14-vjeçarin, autori
mario prelleshaj

TIRANË- Janë publikuar foto të reja që autori Mario Prelleshaj kishte postuar menjëherë pasi ka goditur me thikë në zemër, 14-vjeçarin, Martin Canin. Në fotot e mëposhtme, shihet thika më të cilin autori kreu krimin e rëndë dhe dora e tij e gjakosur që u plagos gjatë konfliktit. 

PAMJE TË RËNDA/ Pasi goditi për vdekje 14-vjeçarin, autoriPAMJE TË RËNDA/ Pasi goditi për vdekje 14-vjeçarin, autori

Më herët, u publikua edhe një tjetër foto që autori i mitur kishte postuar në aplikacionin "Snapchat", ku shihet i pashqetësuar për krimin që ka kryer. Në foto si për të demonstruar forcën mban grushtin lart, ndërsa duket edhe plaga që ai ka marrë në dorë. Po ashtu nga fotoja vihet re se autori ndodhet në një makinë, të cilët dyshohen se e kanë marrë atë nga vendngjarja, menjëherë pas krimit që kishte kryer. Ata që kanë marrë autorin e mitur nga vendi i ngjarjes, dyshohet se janë lajmëruar nga vetë ai dhe kanë ardhur me automjetet e tyre nga Sauku. Sipas informacioneve, ky grup nga Sauku rezultojnë të përfshirë edhe në konflikte të tjera. 

Mario Prelleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare Fan Noli. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve tësaj. Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani. Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shoku i tij po ashtu i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

mario prelleshaj vrasja ne tirane martin cani

Sondazh

Poll