Aktualitet

FOTO/ Dyshohet se u përdor gjatë ekzekutimit të Klaudio Prendit, dalin pamjet nga vendi ku u gjet "Audi" i djegur, në mjet nuk u gjet arma e përdorur në vrasje

Ndërkohë sot janë publikuar pamje nga vendi ku u gjet mjeti i djegur. Siç shihet edhe nga fotot duket vendi i shkrumbuar nga zjarri si dhe një shirit i verdhë i policisë i cili ka mbetur në një shkurre. Nga raportimet mësohet se në mjetin e gjetur në Farkë nuk është gjetur arma silenciator e përdorur në ngjarjen kriminale.

19 Nëntor 2024, 11:15 Nga N.F
FOTO/ Dyshohet se u përdor gjatë ekzekutimit të Klaudio Prendit,
Pamje nga vendi ku u djeg makina

TIRANË- Pas ekzekutimit të 28-vjeçarit, Klaudio Prendi është gjetur një mjet i djegur pranë liqenit të Farkës. Policia në njoftimin zyrtar në lidhje me ngjarjen u shpreh se një mjet tip "Audi" u gjet i djegur ndërsa dyshohet se mund të jetë mjeti që përdorën autorët e vrasjes.

Ndërkohë sot janë publikuar pamje nga vendi ku u gjet mjeti i djegur. Siç shihet edhe nga fotot duket vendi i shkrumbuar nga zjarri si dhe një shirit i verdhë i policisë i cili ka mbetur në një shkurre. Nga raportimet mësohet se në mjetin e gjetur në Farkë nuk është gjetur arma silenciator e përdorur në ngjarjen kriminale.

Sipas raportimeve viktima ka qenë në një lokal në zonën e "Xhamllikut" i shoqëruar nga persona të tjerë. Por në momentin kur ka dalë nga lokali për të hipur në makinën e tij ai ka qenë i vetëm dhe autorët e kanë shfrytëzuar rastin për të qëlluar drejt tij.

Më tej bëhet me dije se drejt tij është qëlluar me 5 plumba ndërsa arma ka qenë me silenciator. Policia dyshon se në atentat morën pjesë tre persona, një prej tyre ka pasur rolin e shoferit, ndërsa dy të tjerët luanin rolin e qitësit. Zona në të cilën ndodhi atentati është një zonë që survejohet nga kamerat e sigurisë, të cilat do të merren nga grupi hetimor për të bërë të mundur kapjen e autorëve. Gjithashtu mësohet se policia ka shoqëruar disa persona që janë marrë në pyetje në lidhje më këtë ngjarje.

vrasja e klaudio prendit makina e autoreve

Sondazh

Poll