Aktualitet

VIDEO/ U ekzekutua sapo doli nga lokali, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, ekspertët e kriminalistikës kërkime për "shenjat" e autorëve rreth makinës së Klaudio Prendit

Ndërkohë janë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes pas ekzekutimit të të riut. Siç shihet edhe nga pamjet vendi ku ndodhi vrasja është rrethuar me shirit të verdhë ndërsa mjeti i i viktimës është në rrugë.

19 Nëntor 2024, 10:27 Nga N.F
VIDEO/ U ekzekutua sapo doli nga lokali, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes,
Pamje nga vendi i ngjajres

TIRANË- Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme Tiranën. Një tjetër i ri humbi jetën pasi u qëllua me armë pasi doli nga lokali në zonën e "Xhamlikut" 00:36. I riu, Klaudio Prendi gjeti vdekjen në spital për shkak të plagëve të marra në kokë dhe kraharor.

Ndërkohë janë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes pas ekzekutimit të të riut. Siç shihet edhe nga pamjet vendi ku ndodhi vrasja është rrethuar me shirit të verdhë ndërsa mjeti i i viktimës është në rrugë. Policia ka rrethuar vendin ndërsa shihen që po kryejnë hetime për të gjetur detaje që do t'i çojnë drejt autorëve.


Sipas raportimeve viktima ka qenë në një lokal në zonën e "Xhamllikut" i shoqëruar nga persona të tjerë. Por në momentin kur ka dalë nga lokali për të hipur në makinën e tij ai ka qenë i vetëm dhe autorët e kanë shfrytëzuar rastin për të qëlluar drejt tij.


Më tej bëhet me dije se drejt tij është qëlluar me 5 plumba ndërsa arma ka qenë me silenciator. Policia dyshon se në atentat morën pjesë tre persona, një prej tyre ka pasur rolin e shoferit, ndërsa dy të tjerët luanin rolin e qitësit. Zona në të cilën ndodhi atentati është një zonë që survejohet nga kamerat e sigurisë, të cilat do të merren nga grupi hetimor për të bërë të mundur kapjen e autorëve. Gjithashtu mësohet se policia ka shoqëruar disa persona që janë marrë në pyetje në lidhje më këtë ngjarje.

vrasja e klaudio prendit

Sondazh

Poll