Aktualitet

Konflikti mes të miturve kishte një javë që vazhdonte! Pasi goditi me thikë Canin, autori lajmëroi shokët e tij, grupi i të rinjve nga Sauku e morën me makinë

Menjëherë pas vrasjes së Martin Canit, autori, Mario Prelleshaj ka postuar një foto në aplikacionin "Snapchat", ku shihet i pashqetësuar për krimin që ka kryer.

19 Nëntor 2024, 10:40 Nga r.ll
Konflikti mes të miturve kishte një javë që vazhdonte! Pasi
viktima dhe autori

TIRANË- Detaje të reja vijojnë të zbardhen lidhur me ngjarjen e rëndë që ka tronditur ditën e djeshme kryeqytetin, ku një 14-vjeçar u qëllua për vdekje me thikë nga bashkëmoshatari i tij. 

Sipas informacioneve të Dosja.al, konflikti mes të miturve kishte rreth një javë që vazhdonte dhe të gjithë ishin në dijeni. Menjëherë pas vrasjes së Martin Canit, autori, Mario Prelleshaj ka postuar një foto në aplikacionin "Snapchat", ku shihet i pashqetësuar për krimin që ka kryer. Në foto si për të demonstruar forcën mban grushtin lart, ndërsa duket edhe plaga që ai ka marrë në dorë.

Po ashtu nga fotoja vihet re se autori ndodhet në një makinë, të cilët dyshohen se e kanë marrë atë nga vendngjarja, menjëherë pas krimit që kishte kryer. Ata që kanë marrë autorin e mitur nga vendi i ngjarjes, dyshohet se janë lajmëruar nga vetë ai dhe kanë ardhur me automjetet e tyre nga Sauku. Sipas informacioneve, ky grup nga Sauku rezultojnë të përfshirë edhe në konflikte të tjera. 

Mario Prelleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare Fan Noli. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve tësaj. Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani. Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shoku i tij po ashtu i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

martin cani mario prelleshaj vrasja ne tirane

Sondazh

Poll