Aktualitet

FOTO+EMRI/ Aksident i rëndë në Itali, furgoni përplas motorin, humb jetën 35-vjeçari shqiptar

Ngjarja ka ndodhur në Desenzano të Italisë ndërsa një furgon përplasi motorin e shqiptarit. Viktima është identifikuar si Iliaz Ismaili.

19 Nëntor 2024, 10:57 Nga N.F
FOTO+EMRI/ Aksident i rëndë në Itali, furgoni përplas
Aksidenti

ITALI- Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e djeshme në Itali. Për shkak të aksidentit mësohet se një 35-vjeçar shqiptar ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në Desenzano të Italisë ndërsa një furgon përplasi motorin e shqiptarit. Viktima është identifikuar si Iliaz Ismaili.


Ai u dërgua i plagosur rëndë në spital dhe iu nënshtrua një operacioni gjatë natës. 35-vjeçari nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra nga përplasja me furgon. Mësohet se Ismaili punonte si banakier në hotelin Villa Rosa në Desenzano.

aksident ne itali humb jeten shqiptar

Sondazh

Poll