Aktualitet

Green Building, një jetesë dhe komunitet i qëndrueshëm/ Vlora Marina, i pari projekt në Shqipëri që merr certifikimin EDGE në projektim

Menaxheri i projektimit Flori Durmishi thotë se ky certifikim është i një rëndësie të veçantë si për rezidentët ashtu edhe për qytetin e Vlorës.

19 Nëntor 2024, 11:30 Nga r.ll
Green Building, një jetesë dhe komunitet i qëndrueshëm/
vlora marina

VLORË- Vlora Marina, projekti që do të realizohet në qendër të qytetit të Vlorës është projekti i parë i vlerësuar nga IFC dhe World Bank Group me certifikimin EDGE Design Stage për një kompleks rezidencial të një formati urban mix. EDGE (Excellence in Design for Greater Efficiencies) është i njohur si një sistem global certifikimi që i referohet qëndrueshmërisë mjedisore dhe ndërtimeve të njohura si “Green Building”, një vlerësim që jepet si në fazë projekti ashtu edhe pas realizimit të tij.

Green Building, një jetesë dhe komunitet i qëndrueshëm/

Vlora Marina është vlerësuar për projektin bazuar në eficencën e energjisë elektrike, kursimin e burimeve ujore dhe përdorimin e materialeve që reduktojnë emetimin e karbonit në mjedis.

Menaxheri i projektimit Flori Durmishi thotë se ky certifikim është i një rëndësie të veçantë si për rezidentët ashtu edhe për qytetin e Vlorës.

“Nëpërmjet këtij certifikimi, Vlora Marina ka dëshmuar angazhimin e saj për t’i sjellë vendit dhe Vlorës një projekt me standarde ndërkombëtare e inovatore projektimi dhe ndërtimi. Ky certifikim në fazën fillestare të projektit është një vlerësim shumë i veçantë për Vlora Marinën që jepet nga IFC , anëtar i World Bank Group, nëpërmjet Sintali, një kompani e akredituar për të vlerësuar performancën mjedisore, qëndrueshmërinë dhe zbatimin e praktikave miqësore me mjedisin në projekte ndërtimore. Kompania analizon dhe vlerëson në bazë të disa kritereve efikasitetin e sistemit të përdorimit të burimeve të energjisë elektrike, të ujit, ventilimit apo termoizolimit si dhe materialet e përdorura në ndërtimin e godinave. Vlerësimi bëhet në tre tipologji, ku Vlora Marina është vlerësuar me Nivelin 1 për 114 modele apartamentesh, për kursim të energjisë elektrike deri në 24%, kursim të ujit në 33% dhe reduktim të emetimit të karbonit në nivelin 42%”, vijoi më tej Durmishi. Sipas Z. Durmishi, të gjithë këto parametra dhe ky certifikim nënkuptojnë një jetesë në një godinë e komunitet të qëndrueshëm dhe pro mjedisit, duke sjellë përfitime si për blerësit ashtu edhe për qytetin.

Përfitimet për blerësit:

Kosto më të ulëta të shërbimeve: Projektet me efikasitet energjetik reduktojnë faturat e energjisë elektrike dhe ujit.

Mjedis më të shëndetshëm për të jetuar: Materialet e qëndrueshme dhe cilësia më e mirë e ajrit përmirësojnë mirëqënien e banorëve.

Vlerë të shtuar të pronës: Ndërtesat e gjelbra të certifikuara kanë vlerë më të lartë të rishitjes dhe kërkesë në treg.

Stil i qëndrueshëm jetese: Blerësit kontribuojnë në ruajtjen e mjedisit duke jetuar në një ndërtesë të certifikuar.

Përfitimet për qytetin e Vlorës:

Mbrojtja e mjedisit: Emetimi i reduktuar i karbonit dhe kursimi i ujit kontribuojnë në një të ardhme të gjelbër të Vlorës

Rritja ekonomike: Tërheqja e banorëve dhe investitorëve të ndërgjegjshëm për mjedisin, duke promovuar turizmin e qëndrueshëm dhe zhvillimin urban.

Njohja dhe Reputacioni: Rendit Vlorën si një qytet eko-miqësor, duke rritur reputacionin e saj global.

Green Building, një jetesë dhe komunitet i qëndrueshëm/Green Building, një jetesë dhe komunitet i qëndrueshëm/

vlora marina green building

Sondazh

Poll