Aktualitet

Vrasja e Klaudio Prendit/ Autorët i mbivendosën "Audit" targa greke, nga djegia e mjetit u dëmtua numri i shasisë (FOTO)

Ndërkohë raportohet se makina e autorëve ka patur targa greke të mbivendosura. Sipas raportimeve ende nuk është këqyrur numri i shasisë pasi është dëmtuar nga djegia.

19 Nëntor 2024, 11:34 Nga N.F
Vrasja e Klaudio Prendit/ Autorët i mbivendosën "Audit"
Targa e mjetit

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me makinën e djegur të gjetur pranë liqenit në Farkë e cila dyshohet se u përdor për vrasjen e Klaudio Prendit. Nga pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes duket hiri i zi i cili ka mbuluar vendin ku u djeg "Audi A4". Ndërkohë raportohet se makina e autorëve ka patur targa greke të mbivendosura.

Sipas raportimeve ende nuk është këqyrur numri i shasisë pasi është dëmtuar nga djegia. Agjentët e policisë kriminale po përpiqen të përftojnë të dhëna për të mësuar pronësinë e makinës, nëse ajo është e vjedhur apo jo.

Siç mund të shihet edhe nga pamjet vendi ku kanë zgjedhur autorët të djegin makinën eshtë me kalldrëm. Autorët kanë zgjedhur një zonë ku nuk ka shumë lëvizje dhe pa kamera sigurie gjë e cila mund të vështirësojë identifikimin e autorëve. 

vrasja e klaudio prendit

Sondazh

Poll