Politike

Shtyrja e festimeve për Ditën e Verës, Manjani-Veliajt: Nuk ndryshohet data në Twitter, akt i pështirë paligjshmërie

10 Mars 2019, 18:49 Nga DOSJA
Shtyrja e festimeve për Ditën e Verës, Manjani-Veliajt: Nuk

TIRANË- Ish-ministri i Drejtësisë, ka reaguar pas kërkesës së bërë ndaj qytetarëve ndaj kryebashkiakut të Trianës Erion Veliaj, i cili me anë të një sondazhi në rrjetet sociale u kërkon atyre që të shtyhen festimet e Ditës së Verës, duke u nisur nga parashikimi i motit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Manjani shprehet se Dita e Verës është shpallur me ligj festë zyrtare e nuk ka lënë hapësira për të shtyrë apo të vendosë data të tjera kryebashkiaku.

Më tej ai shprehet se kjo është një sjellje populiste, ndërsa e quan si akt të pështirë paligjshmërie.

Postimi i plotë:

“Dikush ti tregojë Kryetarit të Bashkisë Tiranës se dita e verës është ditë feste zyrtare dhe ditë pushimi e vendosur me LIGJ. Ja ku e ka, në nenin 1, pika g! Është vendosur me ligj festa dhe pushimi dhe jo me Twitter, as me FB e as me Instagram. Ligji nuk ja ka lënë të drejtën as të shtyjë e as të vendosë data të reja Kryetarit të Bashkisë! Populizmi është thjesht akt i pështirë paligjshmërie! Le pastaj, kur bën sikur po pyet popullin!!! Kur ja zë sheshet e dritën e diellit me kulla nuk ndihet!! Turp!”

Kujtojmë se ditën e sotme në një sondazh në rrjetet sociale kryebashkiaku kërkon mendimin e qytetarëve për shtyrjen e festimeve. (Lexo këtu) Shkak për këtë sipas Veliajt, janë parashikimet e meterologëve për shira gjatë datës 14 mars.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dita e veres erion veliaj festimet për ditën e verës ylli manjani dita e veres erion veliaj festimet për ditën e verës ylli manjani

Sondazh

Poll