Politike

Protesta e 16 marsit/ Dalin detaje nga mbledhja e Kryesisë së PD, Basha: Asnjë minutë qetësi për Ramën

10 Mars 2019, 11:47 Nga DOSJA
Protesta e 16 marsit/ Dalin detaje nga mbledhja e Kryesisë së PD,

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bërë lëvizjen e radhës në lidhje me zhvillimi ne protestës së 16 marsit në Tiranë.

Ai ka mbledhur në orën 15:00 Kryesinë e PD-së, ndërsa ka thirrur në mbledhje dhe ish-deputetët, por dhe kryetarët e degëve. Kjo lëvizje e Bashës për bëhet për hartimin e planit të protestës dhe për vijmësinë e saj.

Burime nga PD thanë se Lulzim Basha është shprehur gjatë mbledhjes se “Largimi i Ramës çështje e emergjencës kombëtare, në vend nuk ka normalitet, për Ramën asnjë minutë qetësi. Shqipëri me parlament monoparti dhe kriminelë dhe qeveri të kapur me krimin, ne nuk pranojmë.”

Partia Demokratike së bashku me opozitën e bashkuar do të zhvillojnë protestën kombëtare në 16 mars përpara kryeministrisë.

Për prej muajit shkurt në nisjen e protestës së parë, opozita kërkon largimin e Ramës dhe hapjes së rrugës për zgjedhje të lira dhe të ndershme pa Ramën në krye të qeverisë.

Pak ditë më parë kreu i PD, u kishte dërguar një letër të gjithë strukturave ku u bënte thirrje për pjesëmarrje masive, pasi çdo njeri që do të jetë në protestë do të vlerësohet (Lexo këtu).

(A.B. Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites kolegji i kryetareve kryesia e pd lulzim basha protesta 16 mars djegia e mandateve te opozites kolegji i kryetareve kryesia e pd lulzim basha protesta 16 mars

Sondazh

Poll