Politike

TEC-i në Korçë, Filo letër ministrave: Projekti dëmton bujqësinë. Klosi: As që bëhet fjalë

10 Mars 2019, 14:41 Nga DOSJA
TEC-i në Korçë, Filo letër ministrave: Projekti

Korçë- Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, ka reaguar lidhur me projektin e ndërtimit të një TEC-i në afrësi të qytetit juglindor.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Filo shpreh qëndrimin e tij kundër këtij TEC-i, që sipas tij cënon ajrin që thithin banorët e Korçës.

Ai shprehet se për këtë i ka nisur një letër ministrit Klosi dhe ministres Balluku ku ka kërkuar refuzimin e kërkesës së kompanise GPP për ndërtimin e një TEC-i me gaz në afërsi të qytetit të Korçës. Gjithashtu Filo shprehet i se në çdo rast ky investim nuk do të mund të realizohet në kundërshtim me vullnetin e Bashkisë së Korçës.

Postimi i plotë:

Të dashur banorë të Korçës!
Prej disa muajsh kam ngritur shqetësimin dhe rezervat e mia lidhur me projektin e ndërtimit të një TEC- i në afërsi të qytetit të Korçës. Sikundër e kam sqaruar publikisht disa herë, po e ritheksoj : NUK DO TË LEJOJ ASNJË PROJEKT TË KËRCËNOJË DHE NDOTË AJRIN QË THITHIN BANORËT E KORÇËS!
Dy ditë më parë i kam drejtuar një letër ministrit Klosi dhe ministres Balluku ku kërkova refuzimin e kërkesës së kompanise GPP për ndërtimin e një TEC-i me gaz në afërsi të qytetit të Korçës.
Letra drejtuar Ministrit Klosi për refuzimin:
“Ju kërkoj të mos aprovoni vlerësimin e ndikimit në mjedis pasi investitorët nuk kanë paraqitur asnjë garanci për një bilanc pozitiv të ndotjes. Projekti është shumë afër qytetit dhe në toka të frutshme bujqësore. Qëndrimi kundër i Bashkisë së Korçës ka qenë i qartë dhe konsistent që në raportin e pregatitur për KIS në dt 5.12.2017 ku Bashkia Korçë është shprehur JO, me arsyetimin e afërsisë me qytetin. Ky qëndrim është mbështetur edhe nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, e cila ka theksuar se ky projekt cënon funksionalitetin e Fushës së Korçës, nga fshati Barç deri në Zëmblak.

“​Në këto kushte, ju kërkoj MOSAPROVIMIN E KËTIJ INVESTIMI, i cili në çdo rast nuk do të mund të realizohet dot në kundërshtim me vullnetin e Bashkisë së Korçës”.

I menjëhershmëm ka qenë edhe reagimi i ministrit Blendi Klosi, i cili shprehet se nuk ka asnjë autorizim, e jo më leje për këtë projekt.

“TEC-i Korçës një zhurmë tipike e politikës së sajesave për sherr! S’ka asnjë autorizim e asnjë leje jo e jo, po thjesht një miratim në parim si investim sratetegjik. Për sa kohë s’ka një projekt të standardeve të BE-së, s’ka asnjë shans jo për të nisur punë, po për asnjë autorizim!”, – shkruan Klosi në rrjetet sociale.

Ndërtimi i një termocentrali me gaz po artikulohet prej disa muajsh. (Lexo këtu) Në muajin shtator të vitit 2018, ministria për Infrastrukutrën dhe Energjinë bëri me dije se Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) dhe kompania austriake IVICOM , kanë prezantuar tashmë projektin për ndërtimin e një termocentrali me gaz me fuqi 500 Më për prodhim energjie dhe ngrohje në periferi të qytetit të Korçës.

Investimi i kompanisë austriake për ndërtimin e këtij centrali parashikohet të arrijë në 500 milion euro. Ai propozohet të jetë tërësisht privat, pa asnjë ndikim në Buxhetin e Shtetit.

Kompania ka zgjedhur qytetin e Korçës, pasi ardhja e gazit natyror në Shqipëri nëpërmjet TAP krijon një mundësi për të pasur burim të sigurtë dhe efikas të prodhimit të energjisë.

Ky investim, sipas qeverisë do të sigurojë ngrohje efikase dhe të pastër për banorët e Korçës përmes një rrjeti të ngrohjes qendrore.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike belinda balluku blendi klosi sotiraq filo tec në korçë belinda balluku blendi klosi sotiraq filo tec në korçë

Sondazh

Poll