Politike

Lista Serbe thirrje opozitës kosovare: Bëjini 51 numra, ju bashkohemi për rrëzimin e Haradinajt

10 Mars 2019, 18:16 Nga DOSJA
Lista Serbe thirrje opozitës kosovare: Bëjini 51 numra, ju bashkohemi

KOSOVË- Taksa e vendosur nga Kryeministri i kosovës Ramush Haradinaj ndaj mallrave serbe dhe boshnjake, vijon të sjellë reagime të shumëta.

Lista Serbe është e gatshme të votojë për rrëzimin e Qeverisë së Ramush Haradinajt, nëse opozita siguron 51 vende në Kuvendin e Kosovës.

Kjo deklaratë është bërë nga deputeti i kësaj partie Igor Simiç, i cili është shprehur për Pink TV, se do të kthehej në Kuvendin e Kosovës në kohën kur opozita të mbledhë nënshkrime për shkarkimin e qeverisë.

Më tei ai u shpreh se Lista Serbe nuk është në Parlamentin e Kosovës, pasi dëshiron të jetë me popullin e saj dhe jo me praninë e saj duke i dhënë legjitimitet sesioneve parlamentare, “sepse ata formuan një ushtri me 107 vota”.

“Çfarë do të bëjmë me 9 për qind ose 10 vota? Do të hyjmë në Kuvend sapo opozita parlamentare të mbledhë 51 nënshkrime për rënien e qeverisë”, tha ai.

Nga ana tjetër, edhe kreu i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka shkruar sot në profilin e tij në Facebook se në momentin që opozita do t’i sigurojë 61 vota do të procedojnë mocion votëbesimi ndaj qeverisë Haradinaj.

(B.B / Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike haradinaj igos simiç kosove rrëzimi i qeverisë haradinaj igos simiç kosove rrëzimi i qeverisë

Sondazh

Poll