Politike

Kryemadhi në Fushë Krujë: PS sot me të paktën 5 mandate të vjedhura dhe 28 të blera

10 Mars 2019, 17:49 Nga DOSJA
Kryemadhi në Fushë Krujë: PS sot me të paktën 5 mandate

Fushë Krujë- Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë takimit me qytetarë të Fushë-Krujës foli sërish për zgjedhjet e vitit 2017, për të cilat tha se shitblerja e votave nga kryeministri Rama dhe PS nëpërmjet grupeve kriminale bëri që Shqipërisë ti vështirësoheshin dhe kushtet për hapjen e negociatave.

Kryemadhi ju referua raporteve të OSBE-ODHIR-it për zgjedhjet e 2017-ës. Kryetarja e LSI-së theksoi se Partia Socialiste ka sot në parlament të paktën 5 mandate me vota të vjedhura dhe 28 mandate të blera me paratë e drogës. Për këtë arsye, Kryetarja e LSI tha se Parlamenti është ilegjitim.

“Pas zgjedhjeve të 2015-ës ne do të ecnim hap pas hapi për të marrë hapjen e negociatave. Jo vetëm negociatat që nuk u morën, por u shtuan edhe kushtet. Në 2016 kishim dialogun politik, por një vit më pas pas zgjedhjeve të 2017-ës, që ne dëgjojmë kryeministrin e rënë se si zgjedhjet u njohën nga të huajt, pas zgjedhjeve të 2017-ës Komisioni Europian, Parlamenti Europian vendosën një nga kushtet, Reformën Zgjedhore. Përse ishte Reforma Zgjedhore kur zgjedhjet e 2017-ës paskan qenë të ndershme? Sepse për herë të parë pas shumë vitesh, OSBE-ODIHR në raportin e tyre përfundimtar shkruanin për blerjen e e votave, mbi 20% të tyre nga Partia Socialiste. Për herë të parë në raport shkruhej se denoncimet e kandidatëve për deputetë të LSI dhe të Partisë Demokratike akuzojnë dhe denoncojnë blerjen e votave dhe përdorimin e segmenteve kriminale. Për herë të parë në një raport të OSBE-ODIHR në 30 vjet tranzicion mbas zgjedhjeve të 96-ës, kemi që kryeministri fton punonjësit e policisë që të hedhin kapelet dhe të dalin të mbledhin vota për Partinë Socialiste. Në një vend demokratik dhe në një vend europian kjo nuk mund të ndodhë. Tashmë kemi 400 CD ku vetëm tre minuta zbadhi Zëri i Amerikës dhe me thënë të drejtën opozita nuk kishte ndonjë ndikim në prokurori, sepse prokurorinë e ka zgjedhur vetë Edi Rama me 69 vota. Prokurorinë, Vettingun e prokurorëve dhe gjyqtarëve e bën vetë Edi Rama, por kemi një dosje e cila është dosja e famshme 339 dhe dosja 184 ku implikimi i Edi Ramës dhe drejtuesve të Partisë Socialiste me blerjen e votës nëpërmjet bandave të krimit të organizuar është flagrante dhe e kanë kapur me presh në dorë Edi Ramën. Kjo do të thotë që ai Parlament është ilegjitim, kjo do të thotë që Partia Socialiste minimumi i ka pesë deputetë të vjedhur dhe 28 të blerë”, tha Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në takimin me qytetarët në Fushë-Krujë.

Poashtu ajo u ndal edhe tek protesta e 16 marsit, ndërsa tha se është protesta e të gjithëve, pa dallime e flamuj partish.

(B.B. / Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll