Politike

Protesta e banorëve të “Astirit”, Basha: Ka ardhur koha t’i shporrim, më 16 Mars takim me historinë

10 Mars 2019, 17:22 Nga DOSJA
Protesta e banorëve të “Astirit”, Basha: Ka ardhur koha

Tiranë- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i është bashkuar mbrëmjen e sotme banorëve të Astirit, të cilët pritestojnë kundër projektit të Unazës së Madhe, projekt nga i cili preken banesat dhe bizneset e tyre.

Në përkrahje të tyre mbrëmjen e sotme ka shkuar edhe kryedemokrati Lulzim Basha.

Ai sulmoi kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij për situatën në të cilën ndodhet vendi, që sipas Bashës ka ardhur për shkak të vjedhjes së votës dhe lidhjes së Kryeministrit me mafian dhe kriminelët.

“Këtu vendimit i mori mafia. Mafia e ulur kokë më kokë me Edi Ramën, vendosën për tenderin dhe ndarjen e tij në 3 pjesë duke mos lejuar asnjë kompani të huaj që të marrë pjesë.

Këtu në Unazën e Re, vendimet i mori mafia, Edi Rama, Damian Gjiknuri dhe mafiozët e lidhur me të, por vendimin final nuk e mori dot. Solli FNSH-në që arrestoi fëmijë, që burgosi, shoqëroi edhe nëna shtatzanë.

Analistët e blerë në ekranet e blera, që i bënin jehonë fjalës dhe ofendimeve të Edi Ramës, që i quante qytetarët e këtij vendi shpellarë. Por ka ardhur koha që t’i shporrim.

Ata i kanë ditët e numëruara. Vendimet mund ti marrë duke iu futur çdo shqiptari në xhepat e tij, me taksa me rritjen e energjisë elektrike, çmimit të ujit, duke mbyllur me mijëra biznese apo duke nxjerrë në rrugë me mijëra punonjës të administratës”, – tha ndër të tjera Lulzim Basha, ndërsa i ftoi ata që të marrin pjesë më 16 Mars në protestë para Kryeministrisë. 

Fjala e plotë e Lulzim Bashës: 

Çdo protestë është vendim dhe tash 127 ditë e netë, banorët e Unazës së Re e kanë marrë vendimin për të mos ja dorëzuar dinjitetin e tyre, të ardhmen e tyre, mafies dhe Edi Ramës.

Lleshaj, kjo vegël e krimit të organizuar dhe e Edi Ramës, dhunoi qytetarët, por nuk i theu dot. Nuk i theu dot as Edi Rama me hordhitë e tij, me analistët e blerë në ekranet e blera, që i bënin jehonë një perversi të shthurur që u thotë qytetarëve të vet shpellarë

Edi Rama në vetvete përfaqëson llumin e llumit të kësaj shoqërie, llum që ka ardhur koha ta pastrojmë me fshesën më të madhe, me bashkimin më të madh popullor. Dhe do ta pastrojmë!

Dhe tani verdikti është i qartë. Edi Rama, ti nuk merr dot më asnjë vendim tjetër për shqiptarët, ti je i paligjshëm, je po i paligjshëm si kriminelët me të cilët ke marrë pushtetin.

Djegia e mandateve parlamentare të opozitës është vendimi më i ligjshëm, më demokratik dhe më patriotik i ndërmarrë ndonjëherë. Me këtë vendim, ne kemi ndërmarrë një hap historik, për t’i dhënë fund një regjimi të kalbur deri në rrënjë dhe për të kthyer vendimmarrjen tek populli.

Verdikti është i qartë: Edi Rama, ti nuk merr dot më asnjë vendim tjetër për shqiptarët, ti je i paligjshëm si kriminelët me të cilët ke marrë pushtetin. Ndaj sot nga Unaza kam një mesazh për çdo qytetare e çdo qytetar: Ka ardhur koha që vendimet t’i merrni ju.

Populli duhet të vendosë! Ju duhet të vendosni për të ardhmen tuaj. Ju duhet të vendosni për Parlamentin dhe qeverinë që doni, meritoni dhe votëbesoni. Ju do të vendosni se si do të përdoren, burimet publike të këtij vendi, taksat e këtij vendi

Koha ka ardhur ti japim zgjidhje kësaj emergjence kombëtare. Largimi i Edi Ramës është i pashmangshëm, përballë bashkimit të madh të shqiptarëve për ndryshim. Dhe kjo është rruga e vetme drejt vlerave europiane.

Me 16 mars të gjithë bashkë, do ta hapim derën e mbyllur të Europës. Me Edi Ramën nuk ka për të pasur Europë. Të gjithë bashkë me 16 mars në takim me historinë e re që do ta bëjnë shqiptarët e bashkuar, as krimi, as oligarkia dhe as banda në pushtet.​

Banorët e Astirit vijojnë të protestojnë çdo ditë, prej më shumë se 4 muajsh, ku kundërshtojnë shembjen e banesave dhe bizneseve të tyre pa u dëmshpërblyer në vlerë 100% të vlerës së tyre.

Ata kanë shkuar më tej me kërkesën e tyre, ndërsa tani kërkojnë anulimin e plotë të projektit, pasi e konsiderojnë të gjithin projekt korruptiv.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha protesta e unazës së re lulzim basha protesta e unazës së re

Sondazh

Poll