Politike

Zëdhënësja e PD-së denoncon Safet Gjicin: Si e mori tenderin 640 milion lekësh

10 Mars 2019, 13:47 Nga DOSJA
Zëdhënësja e PD-së denoncon Safet Gjicin: Si e mori tenderin

TIRANË– Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka denoncuar mënyrën se si Rilindja sipas saj menaxhon lekët e shqiptarëve dhe si se jepen tenderat në bazë të funksionarëve. Në një status në rrjetin social Facebook, Zhupa shkruan se eksponenti i PS Safet Gjici ka përfituar tenderin prej 640 milionë lekësh nga Kryetari i PS-së në Burrel, Agron Malaj.

Statusi i plotë i Ina Zhupës

Kryetari i PS Burrel njëkohësisht Drejtor i OSSHE për këte qytet jep tenderin e paracaktuar, pa garë, EuroGjici Security shpk, kompanisë de facto te Safet Gjicit.

Postet politike dhe postet e administrates janë njëhsuar në Burrel si edhe në gjithë Shqiperinë ku funksionaret e PS janë edhe drejtor të rëndesishëm. E gjitha kjo reflektohet edhe në tenderat dhe mënyrën e tyre të punës, ku i përzgjedhuri i rradhës për të marr tenderin pa garë, me oferten limit është ish kandidati për deputet dhe eksponenti i PS Safet Gjici.

Drejtoria e OSHEE Burrel e drejtuar nga drejtori z. Agron Malaj, konkretisht ka kërkuar të blej për 2 vite shërbimin e ruatjtjes fizike, me 21 Janar 2019 , ka zhvilluar procedurën e prokurimit me objekt “Shërbim Sigurie për Ruajtjen fizike të ndërtesave dhe aseteve të Drejtorisë OSHEE sh.a, Burrel” me vlerë fondi limit të parashikuar 63 . 828 . 244 lekë ( rreth 640 milion lek).

Me datë 26 shkurt 2019 “Eurogjici-Security sh.p.k “ shpallet fituese e tenderit me një vlerë pranë kufirit limit prej 63,825,985 Lek , ku pjesëmarrëse fiktive është dhe kommpania “NAZERI – 2000” e cila nuk ka paraqitur asnjë ofertë ekonomike.

Kjo është menyra sesi Rilindja menaxhon parate e shqiptarëve, duke i dhënë në duart e funksionareve të saj, të cilat pastaj i menaxhojnë edhe blerjen e votave gjatë fushatave elektorale.

Ky sistem i kalbur në cdo qelizë, rrëzohet dhe ndryshohet vetëm nga qytetaret. Te gjithë bashkë me 16 Mars!

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agron malaj ina zhupa safet gjici tender 640 milione leke tender ne burrel agron malaj ina zhupa safet gjici tender 640 milione leke tender ne burrel

Sondazh

Poll