Politike

Shitblerja e votës, Manjani: Kush ka fakte t’i deklarojë, kush bleu dhe sa bleu?!

10 Mars 2019, 16:04 Nga DOSJA
Shitblerja e votës, Manjani: Kush ka fakte t’i deklarojë, kush

TIRANË– Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka ftuar të gjithë personat që kanë fakte në lidhje me shit-blerjen e votave që t’i deklarojnë në publik. Në një status në rrjetin social Facebook, Manjani shkruan se çdo shqiptar e meriton të dijë se kush janë zyrtarët e tjerë të përgjuar me punët e blerjes së votave.

Statusi i plotë i Ylli Manjanit

Me të drejtë të ligjit të robit n’tokë e të zotit n’qiell,  çdo shqiptar e meriton të dijë se kush janë zyrtarët e tjerë të përgjuar me punët e blerjes së votave. Meriton të dijë kush bleu dhe sa bleu?! Nëse është Rama, Luli apo Monika duhet ta dijë. Me çdo çmim!

Nuk shkon më e folura deklarative në publik, ku gjithnjë kundërshtari “ka bërë e bën namin, ndaj dhe ka frikë”…  Kush ka fakte duhet ti deklarojë në publik! Punë e madhe se do ti thonë “kazan” apo do të denkncohet për shpifje!

Aq më tepër që Prokuroria nuk vepron, nevoja për t’u informuar bëhet parësore. Publiku duhet të kuptojë se për cfarë bëhet fjalë, duke i dëgjuar vetë ato përgjime, ose duke u njohur me fakte konkrete, të cilat ligjërisht mesa duket i ka hëngër dreqi…! Kështu realisht i merr vetë në dorë populli fatet e veta…

Kohët e fundit në lidhje me shitblerjen e votave opozita ka deklaruar se ekzistojnë dy dosje. “Dosja 339”, e cila është ende e hapur dhe sipas Prokurorisë po vijojnë hetimet intensive për të zbuluar të gjithë grupin që dyshohet se ka blerë votat në Durrës. Po ashtu pjesë e kësaj dosje është dhe kreu i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, emri i të cilit ka dalë në përgjimet e grupit të Avdylajve.(Lexo këtu)

Kurse “Dosja 184” ose dosja e “Dibrës”, ka mbetur ende pa u hetuar.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dosja 184 dosja 339 shit blerja e votes ylli manjani dosja 184 dosja 339 shit blerja e votes ylli manjani

Sondazh

Poll