Politike

Rama: Ejani në Roskovec të hapni sytë, është Toskana e Shqipërisë Armando, Toskana… (VD)

10 Mars 2019, 13:51 Nga DOSJA
Rama: Ejani në Roskovec të hapni sytë, është Toskana e

ROSKOVEC– Kryeministri Edi Rama vizitoi Kishën e Shën Kollit, restaurimi i së cilës është fryt i bashkëpunimit të Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe Bashkisë Roskovec.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti tha se projekti për restaurimin e kishës nuk është mjaftuar vetëm me ndërhyrjet në konstruksionin e kishës, por edhe me rivitalizimin e mjedisit përreth.

Nuk jemi ndalur  vetëm tek pjesa  e restaurimit të kishës, por ajo që është shtuar janë gjithë restaurimet e jashtme, që është pikërisht formula të cilën duam ta kthejmë në  një formulë suksesi në të gjithë jetësimet e kishave në të gjithë fshatrat,”- tha Margariti.

Ndërsa Rama sapo ka dalë nga kisha dhe ka parë pamjen piktoreske, i ka thënë kreut të Bashkisë Fier, se në këtë zonë duhet të zhvillohet agroturizëm.

“Kjo është Toskana, Armando, kjo është Toskana, këtu bëhet agroturizëm. Këtu është një kryevepër more djalë. Këtu është një mrekulli. Kjo është komplet Toskanë, duhet pak zhvillim në filllim pastaj të vijnë vet rrrrr”, tha Rama teksa shihte pamjen.

Në rivitalizmin e mjedisit përreth janë ruajtur edhe elementet e natyrës, siç është simbolika e ullirit duke integruar më së miri, pjesën e peizazhit, kulturës dhe historisë.

(a.b/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama rama ne roskovec roskovec roskoveci si toscana edi rama rama ne roskovec roskovec roskoveci si toscana

Sondazh

Poll