Politike

Berisha: Protesta kundër buxhetit do zhvillohet, nuk ka forcë në botë që ndalon zemërimin qytetar

Gjatë konferencës me gazetarët, Berisha theksoi se nuk ka forcë që e ndalon zemërimin e qytetarëve dhe pensionistëve.

18 Nëntor 2024, 13:04 Nga I.A
Berisha: Protesta kundër buxhetit do zhvillohet, nuk ka forcë në
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha theksoi se protesta kundër buxhetit do të mbahet nesër në orën 17:00. Gjatë konferencës me gazetarët, Berisha theksoi se nuk ka forcë që e ndalon zemërimin e qytetarëve dhe pensionistëve.

"Sigurisht qeveria do bëjë gjithçka, por edhe ne do bëjmë gjithçka që protesta të zhvillohet gjatë kohës që bëhet diskutimi. Natyrisht protesta do mbahet. Nuk ka forcë në botë që ndalon zemërimin, revoltën shpirtërore të qindra mijëra burrave dhe grave që keqtrajtohen dhe përbuzen nga qeveria Rama-Balluku si asnjë qeveri tjetër në Europë," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll