Politike

LISTA/ Zbardhen amendamentet e PD për projekt buxhetin 2025

Në krye të listës është  vendosja e minimumit jetik 200 euro dhe rritja e pensioneve.

18 Nëntor 2024, 12:44 Nga r.ll
LISTA/ Zbardhen amendamentet e PD për projekt buxhetin 2025
selia e pd

TIRANË- Është zbardhur lista e amendamenteve të Partisë Demokratike për "Projekt buxhetin 2025". Në krye të listës është  vendosja e minimumit jetik 200 euro dhe rritja e pensioneve.

Po ashtu përfshihet rritja e buxhetit të arsimit dhe shëndetësisë me 1% dhe rritja e pagave të administratës publike, shëndetësisë dhe mësuesve e pedagogëve. Pakete mbështetëse financiare për prodhuesit vendas 5 miliardë leke dhe rritja e fondeve të ilaçeve të Onkologjikut janë gjithashtu pjesë e listës së amendamenteve.

LISTA E AMENDAMENTEVE TE PD PER PROJEKT-BUXHETIN 2025

1. Minimumi jetik 200 euro (20mije leke).
2. Rritja e pensioneve 5-fishimi i fondit te propozuar (nga 1.6 ne 8 miliardë leke)
3. Tre-fishimi i fondeve për ish te përndjekurit (nga 1.2 miliardë leke ne 4.2 miliardë leke).
4. Rritja me 1% te PBB-se te buxhetit te arsimit (rritje graduale me 1% çdo vit).
5. Rritja me 1% te PBB-se te buxhetit te shëndetësisë (rritje graduale me 1% çdo vit).
6. Rritja me 50% te fondeve për barnat e rimbursueshme (60 mln euro shtese).
7. Pezullimi i pagesave buxhetore për tre PPP-te ne shëndetësi (përveç dializës).
8. Rritja me 10% e pagave te gjithë administratës publike (përveç pagave te drejtuesve te larte).
9. Rritja me 20% te pagave te mësuesve dhe pedagogeve.
10. Kërkimi shkencor, fond te dedikuar prej 2 miliardë leke.
11. Rritja me 20% te pagave ne shëndetësi.
12. Rritja e transfertës se pakushtëzuar për bashkite, nga 1% ne 1.5% te GDP-se (shtese 13 miliardë leke).
13. Pakete mbështetëse financiare për prodhuesit vendas 5 miliardë leke (kompensim nga shfuqizimi i euros).
14. 120 mln euro subvencione për fermerët, blegtoret dhe agroindustrinë.
15. Rritja e fondeve te ilaçeve te onkologjikut (10% te akcizave duhan alkool, jo me pak se 15 mln euro shtese).
16. Përgjysmimi i shpenzimeve operative te qeverisjes qendrore (pa cenuar shpenzimet jetike, sigurisë dhe vendimet gjyqësore te formës se prere).
17. Trefishimi i fondeve për mirëmbajtjen e rrugëve.

Diskutimet mbi projekt buxhetin kanë nisur ditën e sotme, ndërsa do të vazhdojnë në seancën maratonë dyditore. Ndërkohë votimi i buxhewtiut prej 8 miliardë eurosh pritet të zhvillohet të martën vonë.

projektbuxheti 2025 amendamentet e pd

Sondazh

Poll