Politike

Berisha: Bonusi i fundvitit janë paratë që Edi Rama u’a vodhi pensionistëve nga muaji Mars deri në Tetor

Po ashtu Berisha u bëri thirrje pensionistëve që të bëjnë gati dosjen për të paditur në gjykatë Ramën. 

18 Nëntor 2024, 13:01 Nga I.A
Berisha: Bonusi i fundvitit janë paratë që Edi Rama u’a
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar premtimin e kryeministrit Edi Rama për bonuset e pensionistëve. Gjatë konferencës për mediat, Berisha theksoi se këto janë para që ai ua ka vjedhur pensionistëve nga muaji mars deri në tetor. Po ashtu Berisha u bëri thirrje pensionistëve që të bëjnë gati dosjen për të paditur në gjykatë Ramën. 

"Pa diskutim kjo është fytyra e vërtetë e tij, e Edi Ramës. Së pari, bonusi i fundvitit janë paratë që Edi Rama u vodhi pensionistëve nga muaji mars gjer në muajin tetor, të cilët sipas ligjit të parlamentit, që nuk mund ta ndryshojë asnjë qeveri përveç parlamentit, duhet të merrnin shtesën 4 përqind duke nisur nga data 1 mars. Edi Rama çfarë bëri? Nuk ua dha, i mashtroi, i përçmoi, i përbuzi dhe shumën e krijuar nga marsi në tetor, do ta japë për bonus.

U bëj thirrje shoqatave të pensionistëve, të formulojnë dosjen, të padisin hajdutin në gjykatë, se nuk po u jep bonus, po i mashtron. Ato para ju duhet ti merrni si 4 përqind e pensionit tuaj, çdo muaj. Por ai nuk ua dha. I pashpirt. Ndërkohë që rriti rrogat me 5 herë rrogat e larta dhe vitin e ardhshëm ka parashikuar gjithsej, 16 mln për indeksimin tuaj.

U bëj thirrje pensionistëve nesër të gjithë tek parlamenti, është dita që shqiptarët të dëgjojnë zërin e tyre, është dita që bota të dëgjojë zërin e tyre, është dita në të cilën çdo pensionist shqiptar duhet të tregojë veten siç është, burrë, grua kurajoz, guximtar që nuk lejon të shkelmohet mbi dinjitetin e tij, të përçmohet, të përbuzet nga një bandë që e vjedh ditë për ditë. Ndaj dhe nesër në ora 5 pasdite, të gjithë para parlamentit për të mbështetur opozitën dhe amendamentet e saj në parlament," tha Berisha. 

sali berisha edi rama

Sondazh

Poll