Politike

U paraqit sot në SPAK, Salvador Kaçaj: Isha thirrur për 21 Janarin si person që ka dijeni! Kam qenë protestues

Pas daljes së tij nga SPAK Kaçaj u shpreh se u thirr si person që ka dijeni në lidhje me protestën e 21 janarit 2011 ku mbetën të vrarë 4 protestues para Kryeministrisë. Ai gjithashtu shtoi se gjatë 21 janarit ai kishte marrë pjesë si protestues.

18 Nëntor 2024, 12:19 Nga N.F
U paraqit sot në SPAK, Salvador Kaçaj: Isha thirrur për 21
Salvador Kaçaj

TIRANË- Ish-kryetari i komunës së Shëngjinit, Salvador Kaçaj është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Pas daljes së tij nga SPAK Kaçaj u shpreh se u thirr si person që ka dijeni në lidhje me protestën e 21 janarit 2011 ku mbetën të vrarë 4 protestues para Kryeministrisë. Ai gjithashtu shtoi se gjatë 21 janarit ai kishte marrë pjesë si protestues.

“Isha thirrur për 21 Janarin si person që ka dijeni. Kam qenë protestues”, tha ai.

 

salvador kaçaj spak

Sondazh

Poll