18 Nëntor 2024, 12:37
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka cilësuar si një fitore të opozitës, miratimin e rezolutës nga ana e Internacionales së Qendrës Demokratike, ku bëjnë pjesë 108 parti. Gjatë konferencës me gazetarët, Rama theksoi se mashtrimet e qeverisë Rama do të shkrihen si bryma para diellit.
"Ne do ua shpërndajmë tekstin e rezolutës sapo ta përkthejmë. E kemi në anglisht dhe po përkthehet dhe do u dërgohet ndërkohë të gjitha medieve. Kjo është një fitore e madhe e opozitës shqiptare. Është një fitore e madhe e demokracisë në Shqipëri. Është një mbështetje e fuqishme që organizata më e madhe e partive të qendrës dhe qendrës së djathtë në botë u jep opozitarëve shqiptarë.
Mirënjohjen më të pakufishme ndaj të gjithë atyre që mbështetën pa asnjë rezervë dhe me vendosmëri rezolutën e PD, e shndërruan atë në rezolutë të internacionales ndërkombëtare të qendrës, më të madhes organizatë.
Përgëzime për punën që kanë bërë përfaqësuesit e PD, kryetarja e LDG, anëtarja e kryesisë Albana Vokshi dhe anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi.
Duke e mbyllur këtë njoftim për mediat, siguroj demokratët dhe popullin opozitar se propaganda, mashtrimi i kësaj narkoqeverie, se McGonigalët e korruptuar prej saj, do të shkrihen si bryma para diellit me të vërtetat që ne do paraqesim kudo në botë. Dhe, jam i sigurt siç kam qenë gjithnjë se një diktaturë si çdo diktaturë tjetër, kjo e Tiranës i ka kohërat e numëruara. Faleminderit," tha Berisha.
sali berisha
Politike
18 Nëntor 2024, 12:34
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se Organizata më e madhe e partive të qendrës s&eum...
Politike
18 Nëntor 2024, 12:19
N.F
Salvador Kaçaj
TIRANË- Ish-kryetari i komunës së Shëngjinit, Salvador Kaçaj është paraqitur ditën e s...
Politike
18 Nëntor 2024, 11:57
N.F
Kuvendi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi për mes një postimi në llogarinë...
Politike
18 Nëntor 2024, 11:54
r.ll
kuvendi
TIRANË- Është tensionuar sërish situata në seancën plenare në Kuvend. Teksa ministri i Financave, Petrit Malaj ...
Politike
18 Nëntor 2024, 11:36
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar se kryeministri Rama ka mashtruar kur tha se pensioni...
Politike
18 Nëntor 2024, 11:40
N.F
Marcel Ciolacu dhe Albin Kurti
RUMANI- Kryeministri i Rumanisë, Marcel Ciolacu ka reaguar në lidhje me mbështetjen e kryeministrit t&e...
Politike
18 Nëntor 2024, 11:36
r.ll
ervin salianji
FIER- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar nga burgu i Fierit pasi Gjykata e Apelit ka zbardhur vendimin p&eu...
Politike
18 Nëntor 2024, 11:30
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nisur fjalën ditën e sotme në Kuvend për buxhetin 2025. Pasi foli për projektb...
Politike
18 Nëntor 2024, 11:13
I.A
Momenti
TIRANË- Një moment pikant ka ndodhur në Kuvend ditën e sotme, pasi kryerministri Edi Rama përfundoi fjalën e tij...
Politike
18 Nëntor 2024, 11:25
r.ll
gazment bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha nga foltorja e Kuvendit se buxheti i vitit 2025 ësht&eum...