Politike

Tensionohet situata në Kuvend/ Deputetët e opozitës shkojnë te foltorja, punonjësit e Gardës rrethojnë ministrin Malaj

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali i kërkoi Gardës të largohet, ndërsa bëri thirrje opozitës të ulen në vendet e tyre.

18 Nëntor 2024, 11:54 Nga r.ll
Tensionohet situata në Kuvend/ Deputetët e opozitës shkojnë
kuvendi

TIRANË- Është tensionuar sërish situata në seancën plenare në Kuvend. Teksa ministri i Financave, Petrit Malaj mori fjalën lidhur me buxhetin, deputetët e tjerë të opozitës janë afruar pranë foltores. 

Punonjësit e Gardës janë afruar menjëherë te foltorja dhe kanë rrethuar ministrin Malaj. Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali i kërkoi Gardës të largohet, ndërsa bëri thirrje opozitës të ulen në vendet e tyre.

Tensionet kanë nisur pasi ministri Malaj ka dashur të bëjë prezantimin e projektbuxhetit jo duke i kthyer përgjigje pyetjeve të kreut të grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi. Ky i fundit dhe deputeti Bledion Nallbati ka pasur një debat të ashpër edhe me deputetin socialist, Toni Gogu.

seance plenare 18 nentor 2024

Sondazh

Poll