Politike

"I tmerruar deri në palcë nga krimet e tmerrshme dhe korrupsioni i përbindshëm", Blushi: Nuk është çudi që shefi i Juntës të flasë herës tjetër në Kuvend majë një tanku!

Blushi gjithashtu ndau foto nga fjala e Ramës teksa ai ishte i rrethuar nga garda. Sipas Blushit Rama fshihet në sallë pas 6 gardistëve të cilët i ka cilësuar “gorillas” ndërsa shton se kryeministri mbrohet jashtë salle me qindra gardistë dhe forca speciale. 

18 Nëntor 2024, 11:57 Nga N.F
"I tmerruar deri në palcë nga krimet e tmerrshme dhe korrupsioni
Kuvendi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi për mes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" ka reaguar në lidhje me seacën e sotme plenare. Blushi ka komentuar edhe fjalën e kryeministrit, Edi Rama ndërsa e ka cilësuar si një burracak frikacak. 

Blushi gjithashtu ndau foto nga fjala e Ramës teksa ai ishte i rrethuar nga garda. Sipas Blushit Rama fshihet në sallë pas 6 gardistëve të cilët i ka cilësuar “gorillas” ndërsa shton se kryeministri mbrohet jashtë salle me qindra gardistë dhe forca speciale. Sipas tij Rama është i tmerruar deri në palcë nga krimet e tmerrshme dhe korrupsioni i përbindshëm. Blushi tha se nuk është çudi që Rama të flasë herës tjetër në Kuvend majë një tanku.

Postimi i plotë:

Edi Rama – Ky burracak frikacak! “Miu” që fshihet në sallë pas 6 “gorillash” dhe që mbrohet jashtë salle me qindra gardistë dhe forca speciale.


I tmerruar deri në palcë nga krimet e tmerrshme dhe korrupsioni i përbindshëm, nuk është çudi që shefi i Juntës të flasë herës tjetër në Kuvend majë një tanku.

"I tmerruar deri në palcë nga krimet e tmerrshme dhe korrupsioni

tedi blushi rama seanca ne kuvend

Sondazh

Poll