18 Nëntor 2024, 11:40
Nga N.F
Marcel Ciolacu dhe Albin Kurti
RUMANI- Kryeministri i Rumanisë, Marcel Ciolacu ka reaguar në lidhje me mbështetjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit ndaj ekipit kombëtar të Kosovës në vendimin e tyre për të braktisur lojën në në ndeshjen Kosovë-Rumani pas thirrjeve raciste nga tribunat në minutat e fundit të lojës.
Ciolacu tha se është totalisht e papranueshme që Kurti të përziejë politikën me sportin. Ai shtoi se Kurti pretendon se pas gjesteve të kombëtares së tij të futbollit për të braktisur ndeshjen kundër Rumanisë, do të bëjë presion politiko-diplomatik për ti dënuar ata. Sipas tij qeveria e Kurtit po përpiqet më kot t'i kthejë fajtorët në viktimë dhe më keq kërkon të bëjë presion politik në forumin evropian të futbollit, duke shpresuar në një vendim iluzion.
Kryeministri rumun tha se sado që të mundohet nuk e deformon dot realitetin dhe se gjithsesi po ecën në rrugën e gabuar, sepse politika nuk ka vend në sport. Ai theksoi se ajo që ndodhi të premtëm ka vetëm një të vërtetë dhe ajo ështe se fajtorët janë të qartë dhe nuk janë lojtarët rumunë dhe as publiku në Arenën Kombëtare.
Shkrimi i plotë i Ciolacut:
Është totalisht e papranueshme ajo që bën kryeministri i Kosovës, i cili përzien politikën me sportin, dhe pretendon se pas gjesteve të kombëtares së tij të futbollit për të braktisur ndeshjen kundër Rumanisë, do të bëjë presion politiko-diplomatik për të na dënuar!
Qeveria e tij po përpiqet më kot t'i kthejë fajtorët në viktimë dhe - më keq - kërkon të bëjë presion politik në forumin evropian të futbollit, duke shpresuar në një vendim iluzion! I them drejtpërsëdrejti dhe qartë se sado që të mundohet nuk e deformon dot realitetin dhe se gjithsesi po ecën në rrugën e gabuar, sepse politika nuk ka vend në sport!
Sa për atë që ndodhi të premten mbrëma, e vërteta është vetëm një: fajtorët janë të qartë dhe nuk janë lojtarët rumunë dhe as publiku në Arenën Kombëtare! Mund ta pranoj që lojtarët e Kosovës luajtën më mirë, por kjo nuk është absolute për gjestin në fund të ndeshjes, për të cilin duhet të mbajnë pasojat! Dhe jam i sigurt se kjo është pikërisht ajo që do të ndodhë!
marcel ciolacu albin kurti
Politike
18 Nëntor 2024, 11:36
r.ll
ervin salianji
FIER- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar nga burgu i Fierit pasi Gjykata e Apelit ka zbardhur vendimin p&eu...
Politike
18 Nëntor 2024, 11:30
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nisur fjalën ditën e sotme në Kuvend për buxhetin 2025. Pasi foli për projektb...
Politike
18 Nëntor 2024, 11:13
I.A
Momenti
TIRANË- Një moment pikant ka ndodhur në Kuvend ditën e sotme, pasi kryerministri Edi Rama përfundoi fjalën e tij...
Politike
18 Nëntor 2024, 11:25
r.ll
gazment bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha nga foltorja e Kuvendit se buxheti i vitit 2025 ësht&eum...
Politike
18 Nëntor 2024, 11:17
r.ll
gazment bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha se kryeministri Edi Rama e jep bonusin e fundvitit për p...
Politike
18 Nëntor 2024, 11:15
N.F
Pritja
KOSOVË- Ashtu siç ishte njoftuar, ditën e sotme do të zhvillohet takimi mes dy qeverisë të Kosovës dhe Maqedoni...
Politike
18 Nëntor 2024, 11:09
r.ll
flamur noka
TIRANË- Pas fjalimit të kryeministrit Edi Rama për buxhetin 2025, deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka tha se ky do ...
Politike
18 Nëntor 2024, 11:05
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se buxheti i vitit 2025 është trefish më i madh se ai i vitit 2013. Gjatë fjal...
Politike
18 Nëntor 2024, 10:59
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka fyer Opozitën në seancën e sotme plenare. Gjatë fjalës së tij në Kuv...
Politike
18 Nëntor 2024, 10:58
r.ll
gazment bardhi
TIRANË- Pas fjalimit të kryeministrit Edi Rama, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka kërkuar t&eu...