Politike

GJKKO pushon hetimin për Agron Çelën me kërkesë të SPAK! Deputeti socialist u padit nga një qytetar për mos dhënie borxhi, por rezultoi i paguar

Hetimet ndaj deputetit Çela nisën pasi një qytetar e kallëzoi se s’i kthente paratë e marra borxh. Megjithatë, nga hetimet e kryera ka rezultuar se borxhi ishte paguar.

13 Nëntor 2024, 14:10 Nga ZH.LL
GJKKO pushon hetimin për Agron Çelën me kërkesë
Agron Çela

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pushuar hetimin për mashtrim ndaj deputetit socialist, Agron Çela. Gjyakata e mori vendimin me kërkesë të SPAK-ut. Vendimi u mor nga gjyqtari Erjon Çela.

Hetimet ndaj deputetit Çela nisën pasi një qytetar e kallëzoi se s’i kthente paratë e marra borxh. Megjithatë, nga hetimet e kryera ka rezultuar se borxhi ishte paguar.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 15.10.2024 paraqiti pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Kërkesë për pushimin e procedimit penal nr. 22 të vitit 2024.

"U vendos Pranimi i kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. 
Pushimin e çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 22 i vitit 2024 i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar regjistruar për veprën penale “Mashtrimi” e parashikuar nga neni 143/1 i Kodit Penal, pasi në zbatim të nenit 328/1 pika 1, gërma “b”, të K.Pr.Penale, nga hetimet e kryera fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale", thuhet në vendim.

 

agron cela spak gjkko vendimi

Sondazh

Poll