Politike

Berisha-drejtuesve të qarqeve: Nga nesër do regjistroni çdo takim tuajin, do ta ekspozoni atë në rrjetet sociale

Berisha e theksoi si të nevojshme këtë mënyrë pasi sipas tij, censura mediatike ndaj opozitës do të bëhet edhe më e egër.

13 Nëntor 2024, 13:59 Nga ZH.LL
Berisha-drejtuesve të qarqeve: Nga nesër do regjistroni çdo
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha gjatë mbledhjes së mbajtur me drejtuesit e PD-së në qarqe, iu la porosi atyre që të regjistrojnë të gjitha takimet që organizojnë me qytetarët, për t’i postuar më pas në rrjetet sociale.

Berisha e theksoi si të nevojshme këtë mënyrë pasi sipas tij, censura mediatike ndaj opozitës do të bëhet edhe më e egër.

"Udhëzimi i marrë për mediat mbetet në fuqi.
Natyrisht ne gjithçka duhet ta bazojmë tek takimet me qytetarët.
Prandaj të nderuar drejtues të qarqeve, nga nesër do regjistroni çdo takim tuajin, do ta ekspozoni atë në rrjetet sociale, në FB, në X, Instagram, në rrjetet dhe faqet e PD pa përjashtim të gjitha.
Dhe unë ju garantoj se në këtë rrugë ne do përmbysim propagandën mashtruese të 4 RTSH-ve të klonuara nga zyra e Edi Ramës dhe ERTV-ja e tij.
Sot, rrjetet sociale dhe portalet kanë meritën më të jashtëzakonshme të censurës dhe të nxjerrjes si Don Kishot të të gjithë atyre që bëjnë censura, që manipulojnë dhe mashtrojnë me lajmet."

sali berisha drejtues te pd ne qarqe porosi

Sondazh

Poll