13 Nëntor 2024, 13:33
Nga M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se ndaj opozitës shqiptare u krye grusht shteti dhe se rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë përbën rikthimin më të madh, më të rëndësishëm me votën e lirë në të gjitha kohërat. Berisha tha se kjo është për qytetarët e SHBA, por edhe për aq sa ky vend i madh ndikon në vendet e lira në botë. Ai shtoi se për ne shqiptarët, përveç kombeve që përjetojnë lufton, agresionin rus siç është Ukraina, kjo fitore ka një rëndësi më të jashtëzakonshme se kudo tjetër, pasi Shqipëria u shndërrua në eksperimentin tragjik të doktrinës së Xhorxh Sorosit.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Mirëdita dhe ju përshëndes përzemërsisht ju, udhëheqësve të PD në qarqet e vendit. Përshëndes drejtuesit e kësaj partie në mbarë vendin, anëtarët, mbështetësit tanë. Kërkova këtë mbledhje me ju në një moment shumë të veçantë. Në një moment kur në arenën ndërkombëtare kanë ndodhur ndryshime të një rëndësie të jashtëzakonshme. Rikthimi i presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë përbën rikthimin më të madh, më të rëndësishëm me votën e lirë në të gjitha kohërat. Natyrisht kjo është për qytetarët e SHBA, por edhe për aq sa ky vend i madh ndikon në vendet e lira në botë.
E vërteta është se për ne shqiptarët, përveç kombeve që përjetojnë lufton, agresionin rus siç është Ukraina, kjo fitore ka një rëndësi më të jashtëzakonshme se kudo tjetër, pasi Shqipëria u shndërrua si asnjë vend tjetër në eksperimentin tragjik të doktrinës së Xhorxh Sorosit. Në Shqipëri, njëlloj edhe ndonjëherë më fort, apo pas SHBA, drejtësia në ndërhyrjen direkt të kësaj monstre të njerëzimit, u shndërrua në një armë politike të ekzekutivit.
Në Shqipëri, me mbështetjen direkte të përfaqësuesve, të atyre që duhet të përfaqësonin kombin amerikan, por në të vërtetë përfaqësonin më shumë Xhorxh Sorosin, u instalua narkoshteti dhe u vendos persekutimi i hapur i opozitës. U krye grushti i shtetit ndaj opozitës shqiptare dhe këtu më lejoni të bëj një sqarim, kur themi grushti i shtetit ndaj opozitës, ndaj Shqipërisë ç’është e vërteta, askush nuk duhet të harrojë se çdo vend ka sovranitetin e tij të jashtëm që lidhet me respektimin e integritetit territorial, por ka sovranitetin e brendshëm që lidhet me pushtetin e qytetarëve. Dhe kur një vendi i sulmohet për të shkatërruar opozitën dhe për të kaluar të gjithë pushtetin në duart e Edi Ramës, kjo përbënte një grusht shteti ndaj këtij vendi nga një vend mik, aleat, udhëheqës i NATO-s.
sali berisha
Politike
13 Nëntor 2024, 13:27
I.A
Valbona Lusha
TIRANË- Sekretarja e Përgjithshme e Presidencës Valbona Lusha ka kërkuar një fond shtesë prej 36 mln lekës...
Politike
13 Nëntor 2024, 13:18
M.B
Foto nga Komisioni
TIRANA- Kryetarja e institucionit të Avokatit të Popullit, Erinda Ballanca kërkoi në Komisionin e Çë...
Politike
13 Nëntor 2024, 13:08
M.B
Foto nga Komisioni
TIRANA- Komisioni për Çështjet Ligjore ka vijuar me dëgjimin e drejtueses së Avokatit të Popullit, ...
Politike
13 Nëntor 2024, 12:45
I.A
Petrit Vasili
TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka hedhur akuza të forta për mazhorancën në komisi...
Politike
13 Nëntor 2024, 12:37
I.A
Projekti i sheshit
SHIJAK- Bashkia e Shijakut pritet të shpallë një procedurë në vlerë 1.3 milionë euro për &l...
Politike
13 Nëntor 2024, 12:22
M.B
Ilir Beqaj
TIRANA- Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka mbërritur më parë në ambientet e Kuvendit teksa mbetet n&eu...
Politike
13 Nëntor 2024, 12:04
ZH.LL
Kryetarja e SHISH, Vlora Hyseni
TIRANË- Vlora Hyseni, drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror ishte e pranishme për të raport...
Politike
13 Nëntor 2024, 12:11
M.B
Fotoja e sjellë nga Beqaj
TIRANA- Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj momentalisht po pret në korridoret e Kuvendit pë...
Politike
13 Nëntor 2024, 12:01
M.B
Foto nga Komisioni
TIRANA- Anëtarja e mazhorancës në Komisionin hetimor të Shëndetësisë, Edona Bilali tha në m...
Politike
13 Nëntor 2024, 12:07
I.A
Albana Vokshi
TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Sterilizimit dhe Check Up-it, Albana Vokshi ka ndërprerë punimet për 30 minut...