13 Nëntor 2024, 13:18
Nga M.B
Foto nga Komisioni
TIRANA- Kryetarja e institucionit të Avokatit të Popullit, Erinda Ballanca kërkoi në Komisionin e Çështjeve Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut, mbështetje për 3 persona staf dhe fond për mbrojtjen e sigurisë kibernetike. Ballanca tha se për vitin 2025 buxheti parashikon 196.9 mln lekë dhe se ka nevojë për shtesa. Ajo tha se ka nevojë për të krijuar një nënsesion për çështjet ligjore, analizës dhe raportimi, pasi tani me raportimet që bëhen për Komisionin Europian dhe pjesën e negociatave, është e nevojshme të ketë një njësi që të ndjekë këto raportime.
Pjesë nga fjala e Ballancës në Komision:
Avokati i Popullit e ka shtuar aktivizimin, numrin e ankesave dhe rekomandimeve. Në vitin e ardhshëm do të jemi në procesin e riakreditimit, që bëhet çdo 4 vite nga organizatat e OKB. Në 2025-ën do të jetë akreditimi i radhës dhe dy nga detyrat kryesore që janë lënë ka qenë rritja e kapaciteteve dhe buxhetit, dhe më e rëndësishmja për të marrë ankesa edhe nga sektori privat, detyrë që është lënë nga komiteti i akreditimit. Do të sjellim gjatë ditëve në vijim një draft me amendamente për ligjin për avokatin e popullit, pasi përndryshe nuk do të marrim dot akreditimin si institucion me statusin A, niveli më i lartë i garantimit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.
Kemi nevojë për 2 persona shtesë në staf. Kemi kërkuar të shtojmë kapacitetet e mekanizmit kombëtar për parandalimin e torturës edhe me detyrat shtesë që kemi për mbrojtjen e emigrantëve dhe detyrave që do të kemi për mbrojtjen e shtuar që duhet të kemi për marrëveshjen Shqipëri Itali. Do të na duhej edhe një komisioner tjetër, nga 4, në 5. Në total nevojiten 3 personel shtesë. Në total kërkojmë 7.6 mln lekë për pagat 1.3 mln lekë për sigurimet shoqërore.
Në lidhje me investimet, ka të bëjë me sigurinë kibernetike. Nga AKSK ka pasur një vlerësim orientues për 18 mln lekë, i ndarë në infrastrukturë, standarde dhe trajnime...Ka numër të vogël gjyqtarësh për 100 mijë banorë dhe ne jemi shumë larg standardeve europiane. Ka mbingarkesë çështjesh, që erdhi menjëherë pas reformës në drejtësi. Gjyqtarët kanë mbingarkesë dosjesh, për shkak të reformës. Reforma në drejtësi ka krijuar problematikë në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.
avokati i popullit
Politike
13 Nëntor 2024, 13:08
M.B
Foto nga Komisioni
TIRANA- Komisioni për Çështjet Ligjore ka vijuar me dëgjimin e drejtueses së Avokatit të Popullit, ...
Politike
13 Nëntor 2024, 12:45
I.A
Petrit Vasili
TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka hedhur akuza të forta për mazhorancën në komisi...
Politike
13 Nëntor 2024, 12:37
I.A
Projekti i sheshit
SHIJAK- Bashkia e Shijakut pritet të shpallë një procedurë në vlerë 1.3 milionë euro për &l...
Politike
13 Nëntor 2024, 12:22
M.B
Ilir Beqaj
TIRANA- Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka mbërritur më parë në ambientet e Kuvendit teksa mbetet n&eu...
Politike
13 Nëntor 2024, 12:04
ZH.LL
Kryetarja e SHISH, Vlora Hyseni
TIRANË- Vlora Hyseni, drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror ishte e pranishme për të raport...
Politike
13 Nëntor 2024, 12:11
M.B
Fotoja e sjellë nga Beqaj
TIRANA- Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj momentalisht po pret në korridoret e Kuvendit pë...
Politike
13 Nëntor 2024, 12:01
M.B
Foto nga Komisioni
TIRANA- Anëtarja e mazhorancës në Komisionin hetimor të Shëndetësisë, Edona Bilali tha në m...
Politike
13 Nëntor 2024, 12:07
I.A
Albana Vokshi
TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Sterilizimit dhe Check Up-it, Albana Vokshi ka ndërprerë punimet për 30 minut...
Politike
13 Nëntor 2024, 11:50
M.B
Foto nga Komisioni
TIRANA- Vijon me debate që në nisje mbledhja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë teksa deputeti i m...
Politike
13 Nëntor 2024, 11:40
M.B
Albana Vokshi
TIRANA- Kryetarja e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë, Albana Vokshi tha në mbledhjen e sotme se mandati i Kom...