Politike

Arrestimi i Ilir Metës/ "Shkelje flagrante!" Xhixho: Vilson Bala që e rrëmbeu, do drejtojë Policinë e Tiranës! Ballanca: Avokati i Popullit ka nisur hetimet

Opozitarët ngritën pyetje rreth marrëveshjes së emigrantëve mes Italisë dhe Shqipërisë, teksa më pas kërkuan të trajtonin edhe çështjen e arrestimit të presidentit të PL-së, Ilir Meta.

13 Nëntor 2024, 13:39 Nga ZH.LL
Arrestimi i Ilir Metës/ "Shkelje flagrante!" Xhixho: Vilson Bala
Erisa Xhixho në Komision

TIRANË- Komisioni i Çështjeve Ligjore u mblodh sot për të diskutuar për buxhetin e vitit 2025. Mirëpo, deputetët e opozitës kanë krijuar tensione në debate pasi zgjodhën që të diskutonin tema të tjera në mbledhje.

Opozitarët ngritën pyetje rreth marrëveshjes së emigrantëve mes Italisë dhe Shqipërisë, teksa më pas kërkuan të trajtonin edhe çështjen e arrestimit të presidentit të PL-së, Ilir Meta.

Deputetja Erisa Xhixho ngriti shqetësimin dhe kërkoi informacion nga Erinda Ballanca për veprimet e kryera nga Avokati i Popullit. Sipas Xhixhos, në arrestimin e Metës janë bërë shkelje flagrante nga ana e policisë së shtetit. Ajo nuk la pa përmendur edhe personin që sipas saj ka dhënë urdhrin, Vilson Vata, i cili do të drejtojë Policinë e Tiranës.

“Ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë. Ish-Presidenti i Republikës, Zoti Meta, është tërhequr zvarrë në sytë e publikut, nga policë me maska, pa shenja identifikuese, në mënyrë banditeske. Është filmuar për ta denigruar dhe për ta trajtuar atë në mënyrë çnjerëzore. Kemi disa shkelje flagrante të policisë së shtetit dhe forcave operacionale. Jemi në një moment kur procesi i arrestimit nuk është kryer siç duhet. Ky proces i kryer nga forcat operacionale, personi që ka dhënë urdhrin quhet Vilson Bala, që sot ky bandit do të drejtojë Policinë e Tiranës ( E tregon me foto), që ka dhënë urdhrin për t’u trajtuar në mënyrë çnjerëzore. Ka qenë dhe personi që është paraqitur në hotel për të filmuar dhe paraqitur gjithë botës arrestimin në mënyrë çnjerëzore”, tha Xhixho.

Në përgjigje të Xhixhos, Ballanca shprehu shqetësimin e saj në lidhje me videot e arrestimit. Ajo tha se kanë nisur një proces dhe që janë duke vlerësuar dhe marrë masat përkatëse për ta çuar deri në fund këtë çështje.

“Më ka shqetësuar filmimi që ka rrjedhur në media, dhe mënyra si është formalizuar arresti që është një urdhër gjyqësor. Veprimet e policisë së shtetit, kanë qenë në vlerësimin e Avokatit të Popullit, të nevojshme për të pasur një hetim për këtë çështje. Kemi nisur që të nesërmen një proces, kemi dërguar komunikimet dhe shkresat përkatëse, kemi marrë përgjigje nga SPAK dhe BKH që nuk kanë qenë të pranishëm. Ndërsa përgjigja nga Policia e Shtetit është e kufizuar. Ne jemi duke vlerësuar dhe marrë masat përkatëse për ta çuar deri në fund këtë çështje. Të jeni të sigurt që gjetjet tona do jenë në përputhje me ligjin dhe do bëhen publike”, tha Ballanca. 

erisa xhixho komisoni ceshtjeve ligjore arrestimi i metes

Sondazh

Poll