Politike

“Pjesa më e madhe e buxhetit duhet për rikonstruktimin e godinës”/ Presidenca kërkon fond shtesë: Na duhen makina të reja, këto që kemi nuk kanë performancë

Lusha gjithashtu ka theksuar se Presidentit Bajram Begaj i duhen makina të reja në dispozicion, pasi ato aktualet nuk kanë performancë të mirë.

13 Nëntor 2024, 13:27 Nga I.A
“Pjesa më e madhe e buxhetit duhet për rikonstruktimin e
Valbona Lusha

TIRANË- Sekretarja e Përgjithshme e Presidencës Valbona Lusha ka kërkuar një fond shtesë prej 36 mln lekësh për rikonstruksionin e institucionit. Në Komisionin e Ligjeve teksa po diskutohej për “Për buxhetin e vitit 2025”, Lusha është shprehur se pjesa më e madhe e fondit do të përdoret për rikonstruksionin e godinës ekzistuese.

Lusha gjithashtu ka theksuar se Presidentit Bajram Begaj i duhen makina të reja në dispozicion, pasi ato aktualet nuk kanë performancë të mirë.

“Lidhur me buxhetin 2025-2027, investim në orendi dhe pajisje zyre është i nevojshëm për godinën që do të rikonstruktohet. Investimi për pajisje kompjuterike dhe elektronike, përbën një domosdoshmëri në plotësimin e nevojave të institucionit.

Rëndësi të veçantë në buxhet ka përfundimi i objektit të godinës ekzistuese të institucionit të Presidencës. Në lidhje me kërkesat shtesë, me mbështetje me fonde shtesë, për blerje automjetesh në dispozicion të presidentit të republikës dhe stafit tekniko administrativ, vlera 36 milionë lekë. Mjetet nuk plotësojnë kushtet e nevojshme, nisur nga viti i prodhimit, kilometrat, amortizimin dhe garancinë në funksionin që kryejnë. Jetëgjatësia e automjeteve është 12-15 vite. Është e nevojshme blerja e automjeteve për një perfomacë sa më të lartë”, tha Lusha.

valbona lusha

Sondazh

Poll