Politike

Deklarata e pazakontë/ Sekretarja e Përgjithshme e Presidencës: Reduktuam personat e kualifikuar, rritëm efikasitetin

Në mbledhjen e Komisionit Lusha ka deklaruar se institucioni i Presidencës ka reduktuar personat e kualifikuar, në këtë mënyrë ka rritur efikasitetin në ushtrimin e detyrave.

13 Nëntor 2024, 14:09 Nga M.B
Deklarata e pazakontë/ Sekretarja e Përgjithshme e Presidencës:
Valbona Lusha

TIRANA- Institucioni i Presidentit, përfaqësuar nga Sekretarja e Përgjithshme e Presidencës, Valbona Lusha, ka raportuar ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve ku ka paraqitur kërkesat për financime në buxhetin e ri vitit 2025. Në mbledhjen e Komisionit Lusha ka deklaruar se institucioni i Presidencës ka reduktuar personat e kualifikuar, në këtë mënyrë ka rritur efikasitetin në ushtrimin e detyrave. Ajo ka shtuar se i është kushtuar rëndësi, investimit të kapitalit njerëzor.

“Në zërat 600 dhe 601, në zërin paga dhe Sigurime shoqërore, realizimi në këtë masë të buxhetit vjen për arsye të mos plotësimit të numrit të punonjësve sipas organikës së miratuar. I është kushtuar rëndësi, investimit të kapitalit njerëzor dhe reduktimit të personave të kualifikuar në Institucionin e Presidentit të Republikës për të rritur efikasitetin dhe cilësinë në ushtrimin e detyrave funksionale. Zërat për shërbime dhe materiale deri tani janë realizuar në masën deri në 52 perqind”, tha Valbona Lusha.

Kjo deklaratë e Sekretares Lusha tingëllon e pazakontë në një kohë kur zakonisht ose të paktën parimisht personat e kualifikuar kërkohen të rekrutohen dhe të rrisin efikasitetin dhe jo të reduktohen për të rritur efikasitetin.

valbona lusha

Sondazh

Poll