13 Nëntor 2024, 13:42
Nga M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se detyra e opozitës është të qëndrojmë në mbrojtje të vlerave të programit të vet. Berisha tha se faktori ekonomik ishte një arsye tjetër madhore që bëri që amerikanët të rikthenin presidentin Trump në Shtëpinë e Bardhë. Ai shtoi se prej disa kohësh PD ka parashtruar programin ekonomik të emergjencës, program i cili synon të rikthejë individin, problemet, të gjitha çështjet e tij jetësore në qendër të veprimtarisë qeveritare drejtuese.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Përveç këtyre jemi dëshmitarë të vërshimit të kulturës marksiste leniniste ‘woke’, e cila nuk është tjetër veçse zgjim i demonëve të projekt-kultit të revolucionit bolshevik. Në këtë doktrinë u sulmua si kurrë më parë jo vetëm identiteti psikologjik i njeriut, por edhe identiteti biologjik i tij, ashtu siç përshkruhej komunizmi një rend pa kufi, pa familje, pa gjini.
Por këto të gjitha morën një përgjigje shkatërrimtare nga fitorja e presidentit Trump, fitore e cila sigurisht vuri gishtin tek autori më kryesor i kësaj doktrine, që ishte Xhorxh Sorosi.
Ndaj dhe detyra jonë sot është të qëndrojmë siç qëndruam në mbrojtje të vlerave të programit tonë. Por, duhet të jemi të sinqertë, ishte një arsye tjetër madhore që bëri që amerikanët të rikthenin presidentin Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe ky ishte faktori ekonomik. Ju jeni dëshmitarë se prej disa kohësh ne kemi parashtruar programin tonë ekonomik të emergjencës, program i cili synon të rikthejë individin, problemet, të gjitha çështjet e tij jetësore në qendër të veprimtarisë qeveritare drejtuese.
Ndaj dhe ajo që unë kërkoj sot nga ju në të gjithë axhendën tuaj, çështja kryesore do të jetë çështja ekonomike.
Ne kemi paraqitur para qytetarëve një paketë e cila konsiston në minimumin jetik prej 200 eurosh, me rrogën minimale 500 euro, në dyfishimin e rrogave dhe pensioneve gjatë mandatit të parë, në rrogën mesatare 1200 euro. Ky program emergjence duhet të jetë programi i debatit më të gjerë me qytetarët.
sali berisha
Politike
13 Nëntor 2024, 13:33
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se ndaj opozitës shqiptare u krye grusht shteti dhe se rikthimi i Donal...
Politike
13 Nëntor 2024, 13:27
I.A
Valbona Lusha
TIRANË- Sekretarja e Përgjithshme e Presidencës Valbona Lusha ka kërkuar një fond shtesë prej 36 mln lekës...
Politike
13 Nëntor 2024, 13:18
M.B
Foto nga Komisioni
TIRANA- Kryetarja e institucionit të Avokatit të Popullit, Erinda Ballanca kërkoi në Komisionin e Çë...
Politike
13 Nëntor 2024, 13:08
M.B
Foto nga Komisioni
TIRANA- Komisioni për Çështjet Ligjore ka vijuar me dëgjimin e drejtueses së Avokatit të Popullit, ...
Politike
13 Nëntor 2024, 12:45
I.A
Petrit Vasili
TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka hedhur akuza të forta për mazhorancën në komisi...
Politike
13 Nëntor 2024, 12:37
I.A
Projekti i sheshit
SHIJAK- Bashkia e Shijakut pritet të shpallë një procedurë në vlerë 1.3 milionë euro për &l...
Politike
13 Nëntor 2024, 12:22
M.B
Ilir Beqaj
TIRANA- Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka mbërritur më parë në ambientet e Kuvendit teksa mbetet n&eu...
Politike
13 Nëntor 2024, 12:04
ZH.LL
Kryetarja e SHISH, Vlora Hyseni
TIRANË- Vlora Hyseni, drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror ishte e pranishme për të raport...
Politike
13 Nëntor 2024, 12:11
M.B
Fotoja e sjellë nga Beqaj
TIRANA- Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj momentalisht po pret në korridoret e Kuvendit pë...
Politike
13 Nëntor 2024, 12:01
M.B
Foto nga Komisioni
TIRANA- Anëtarja e mazhorancës në Komisionin hetimor të Shëndetësisë, Edona Bilali tha në m...