Politike

A e njihni Klodian Rrjepajn? Përgjigjet biznesmeni Ilir Rrapaj: Kisha dijeni kush ishte, por nuk kam pasur miqësi me të

Biznesmeni e ka mohuar njohjen dhe miqësinë me të, ndërsa shtoi se e ka takuar për herë të parë në vitin 2013, në një aktivitet të organizuar nga qeveria shqiptare. 

11 Nëntor 2024, 12:42 Nga r.ll
A e njihni Klodian Rrjepajn? Përgjigjet biznesmeni Ilir Rrapaj: Kisha
komisioni

TIRANË- Në Komisionin Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi po jep dëshminë e tij biznesmen Ilir Rrapaj, i cili shoqërohet edhe nga avokati i tij.

Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi e ka pyetur biznesmenin për njohjen me ish-zëvendësministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepajn. 

Biznesmeni e ka mohuar njohjen dhe miqësinë me të, ndërsa shtoi se e ka takuar për herë të parë në vitin 2013, në një aktivitet të organizuar nga qeveria shqiptare. 

Pjesë nga dëshmia: 

Vokshi: A e njihni Klodian Rrjepajn?

Rrapaj: Kisha dijeni kush ishte. Nuk kam pasur asnjë lloj miqësie dhe asnjëlloj njohjeje. Jo nuk e njihja nga afër.

Avokati: Kanë pasur njohje se ishin në të njëjtën shkollë, por nuk kanë qenë miq.

Vokshi: Kur e keni takuar zotin Rrjepaj për herë të parë?

Rrapaj: E kam takuar në një aktivitet publik të organizuar nga qeveria shqiptare. Diku nga viti 2013.

Vokshi: Keni folur për koncesionin e sterilizimit?

Rrapaj: Absolutisht jo.

Vokshi: Nuk njiheshit, por përdornit terma fratelo.

Rrapaj: Ne jemi nga Vlora.

alaban vokshi ilir rrapaj

Sondazh

Poll