Komisioni i Shëndetësisë/ Deputeti i PS: Ish-ministri Beqaj është strumbullari i gjithë kërkesës për të iniciuar hetimin
petro koci TIRANË- Mbledhja e Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi është zhvilluar me debate lidhur me list&...
Berisha tha se kjo bëhet me qëllimin e vetëm që fermerët shqiptarë të largohen nga Shqipëria, të braktisin këtë tokë.
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot në një konferencë për shtyp se në vend që buxheti i shteti të synonte shënimin e kthesës për fermerët, përkundrazi i jep një goditje mëshire këtij sektori që jep 20 përqind të prodhimit të brendshëm të vendit. Berisha tha se kjo bëhet me qëllimin e vetëm që fermerët shqiptarë të largohen nga Shqipëria, të braktisin këtë tokë. Ai shtoi se paratë përqendrohen që të gjitha në sektorë ku vjedh më shumë qeveria.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Edhe në këto 40 milionë euro, sipas llogaritjeve, 55-60 përqind merren përsëri nga administrata dhe 40 përqind e tyre u mbeten pra rreth 18 milionë mbeten për fermerët. Nuk ka qëndrim më armiqësor ndaj tyre. Të mos harrojmë se ky fermer blen inputet me çmimet më të shtrenjta. Se mbi këtë fermer rëndojnë taksat armiqësore, TVSH zero në blerje dhe 20 në shitje. Mbi këtë fermer rëndon mungesa e plotë e informacioneve për orientimet e tregut.
Mungon këshilla e domosdoshme për ta. Kjo ka sjellë një rënie katastrofale të prodhimit blegtoral dhe bujqësor në Shqipëri. Në një hark kohor 4-5 vjeçar, gjedhet kanë rënë mbi 50 përqind të numrit të kokëve. Po kështu të imëtat. Në vend që buxheti të synonte shënimin e kthesës, përkundrazi i jep një goditje mëshire këtij sektori që jep 20 përqind të prodhimit të brendshëm të vendit. Dhe kjo me qëllimin e vetëm që fermerët shqiptarë të largohen nga Shqipëria, të braktisin këtë tokë që është ndër më pjelloret. Paratë përqendrohen që të gjitha në sektorë ku vjedh më shumë qeveria.
15 përqind e buxhetit është në duart e Lubi Ballukut, asistentes më kryesore në vjedhje të Edi Ramës, e cila u kujtoj edhe njëherë të dashur qytetarë, mos harroni se në praktikën e Edi Ramës që ndante lejen e ndërtimit për çdo shkallë pallati, Lubi Balluku ndan unazën e Tiranës që ka mbetur në 14 kontrata në mënyrë që të mjelë, vjelë 14 gjoba. Vjedhëse të tillë nuk ka parë, por gjithçka është në arkën e përbashkët Rama-Balluku, siç i kanë pasur në bashki gjërat.
petro koci TIRANË- Mbledhja e Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi është zhvilluar me debate lidhur me list&...
Komisioni TIRANA- Përfaqësuesja e ILD-së, Dëshira Pasko, raportoi sot në Komisionin për Çështjet Ligjore. Aj...
takimi TIRANË- Gjatë seancës së Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi, kryetarja e Komisionit, Albana Vo...
Emis Çërava TIRANA- Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat u mblodh sot për ...
albana vokshi TIRANË- Biznesmeni Ilir Rrapaj, i cili mbërriti pranë kryesisë së Kuvendit me pranga në duar dhe i shoqër...
Komisioni TIRANA- Vijojnë debatet në Komisionin Hetimor për koncesionet në Shëndetësi lidhur me mosparaqitjen e dës...
plarent ndreca TIRANË- Seanca e sotme e Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi është zhvilluar me debate, ku s...
Ulsi Manja TIRANA- Dhjetë vjet më parë, Isuf Kërçiku vendosi të shpërngulej nga Kamza e zhurmshme drejt...
komisioni TIRANË- Komisioni Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi ka hasur pengesa me vazhdimin e hetimeve për shkak të ...
Mbledhja e grupit të PS TIRANË- Grupi Parlamentar të Partisë Socialiste është mbledhur mëngjesin e kësaj të h&...