Politike

FOTO/ Vokshi tha se po ndikonte te dëshmia e tij, momenti kur Vullnet Sinaj takohet me biznesmenin e arrestuar, Ilir Rrapaj

Vokshi tha se ky takimi mes tyre nuk lejohet dhe i bëri thirrje Sinajt që mos të ndikojë në dëshminë e biznesmenit.

11 Nëntor 2024, 11:46 Nga r.ll
FOTO/ Vokshi tha se po ndikonte te dëshmia e tij, momenti kur Vullnet Sinaj
takimi

TIRANË- Gjatë seancës së Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi, kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi tha se deputeti socialist, Vullnet Sinaj kishte takuar biznesmenin Ilir Rrapaj. Ky i fundit, i cili mbërriti i prangosur dhe i shoqëruar me forca policie, pritet të dëshmojë në komision lidhur me koncesionet.

Vokshi tha se ky takimi mes tyre nuk lejohet dhe i bëri thirrje Sinajt që mos të ndikojë në dëshminë e biznesmenit. Nga ana tjetër deputeti socialist Plarent Ndreca tha se nuk ka asgjë nëse Sinaj takohet me biznesmenin e prangosur, pasi një takim i tillë mund të ndodhë edhe në burg. Vokshi tha se takimet e tilla lejohen vetëm në burg dhe jo në ambientet e një komisioni hetimor. 

FOTO/ Vokshi tha se po ndikonte te dëshmia e tij, momenti kur Vullnet Sinaj

albana vokshi vullnet sinaj ilir rrapaj

Sondazh

Poll