Politike

Ilir Rrapaj nis dëshminë te "Shëndetësia"/ Avokati i biznesmenit: Jemi të pandehur në SPAK, klienti nuk ka detyrim të thotë të vërtetën! Vokshi: Është marrë leje nga organi akuzës

Kryetarja e komisionit, Albana Vokshi tha ky nuk ishte rasti i parë që jep dëshminë në këto kushte, ndërsa shtoi se është marrë leje nga organi i akuzë.

11 Nëntor 2024, 12:26 Nga r.ll
Ilir Rrapaj nis dëshminë te "Shëndetësia"/ Avokati
ardian leka, ilir rrapaj

TIRANË- Në seancën e Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi po jep dëshminë e tij, biznesmeni Ilir Rrapaj. Ky i fundit shoqërohet edhe nga avokati i tij, Ardian Leka. Avokati i cili e shoqëron edhe në procesin gjyqësor në SPAK, kërkoi që klienti i tij të jetë përjashtim nga betimi për të thënë të vërtetën pasi është në statusin e të pandehurit në Prokurorinë e Posaçme.

"Jemi të pandehur në SPAK. Ka nisur gjykimi atje. Dëshmia duhet të bëjë përjashtim, se një i pandehur nuk ka detyrim të thotë të vërtetën. Ato që do të thotë këtu lidhen me proces penal. Dua sqarim për përhapjen e informacioneve që ka dosja. Kemi detyrim nga SPAK të mos e bëjmë. Këtu ka media.", tha Leka.

Ndërkohë kryetarja e komisionit, Albana Vokshi tha ky nuk ishte rasti i parë që jep dëshminë në këto kushte, ndërsa shtoi se është marrë leje nga organi i akuzë.

"Nuk është hera e parë. Kanë ardhur dëshmitarë në të njëjta kushte tek TIMS. Apo edhe ne këtu kemi marrë Klodjan Rrjepajn. Kemi marrë leje nga organi i akuzës.", u shpreh Vokshi.

ilir rrapaj ardian leka komisioni per shendetesine

Sondazh

Poll