Politike

Buxheti 2025/ ILD në Komisionin për Çështjet Ligjore: Duam 16,8 mln lekë shtesë, nuk plotësohen nevojat

 Përfaqësuesja e opozitës, deputetja Dhurata Çupi theksoi problematikën se qeveria dhe Ministria e Financave nuk po plotëson asnjë nga kërkesat shtesë të institucioneve të drejtësisë.

11 Nëntor 2024, 12:08 Nga M.B
Buxheti 2025/ ILD në Komisionin për Çështjet Ligjore: Duam
Komisioni

TIRANA- Përfaqësuesja e ILD-së, Dëshira Pasko, raportoi sot në Komisionin për Çështjet Ligjore. Ajo shprehu shqetësimet e institucionit në lidhje me buxhetin 2025, ku kërkoi plotësimin në shumë zëra, pasi edhe për vitin e ardhshëm vuri në dukje se fondi është më pak nga ai i kërkuar dhe nuk plotësohen nevojat. Përfaqësuesja e opozitës, deputetja Dhurata Çupi theksoi problematikën se qeveria dhe Ministria e Financave nuk po plotëson asnjë nga kërkesat shtesë të institucioneve të drejtësisë.

Diskutimet në Komision:

Pasko: Duam shtesë 168,6 mln lekë në buxhetin e ardhshëm. Edhe më 2024 kishim mangësi në këtë zë plotësonte 69% të nevojave të institucionit. Ka plotësim të ulët të kërkesave si zëri i investimeve. Kemi nevojë për ndërtimi i dhomave të serverëve. Godina e inspektor lart drejtësisë ka përfunduar ambientet. Duhet pajisjet për dhomat e serverëve, mbi bazën e standardeve të miratuara. Ishte dhe për 2024 por s’u zbatua, 18,2 mln lekë vlera. Po kështu salla e mbledhjeve. Kërkojmë rishikimin edhe një herë të kërkesave tona buxhetore pasi ka nevoja për disa zëra.

Çupi: Na thoni a do i plotësoni apo jo këto kërkesa. Apo këto para që mungojnë do hidhen në fushata elektorale? E vumë re këtë problematikë edhe të premten, institucionet kanë kërkesa shtesë, a do i plotësoni, do e mbështesni institucionin e drejtësisë, po ose jo.

komisioni i ligjeve

Sondazh

Poll