Politike

"Shtylla nr. 1 e programit të PD do jetë ekonomia e qytetarit!" Berisha: 3.5 përqind e buxhetit do të shkojnë për subvencione në bujqësi

Berisha tha se 3.5 përqind e buxhetit të shtetit do parashikohen subvencione për bujqësinë.

11 Nëntor 2024, 12:38 Nga M.B
"Shtylla nr. 1 e programit të PD do jetë ekonomia e
Foto nga konferenca

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se me ardhjen në pushtet PD dhe ai garanton se  fermerët shqiptarë se nuk do kenë buxhet kurrë që t’u alokojë atyre një të dyqindtën e tij, por dhjetëra, dhjetëra herë më shumë. Berisha tha se 3.5 përqind e buxhetit të shtetit do parashikohen subvencione për bujqësinë. Ai shtoi se çdo fermer që aplikon për mbështetje në fushat prioritare do përfitojë mbështetje pa kufizim.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Unë jam këtu për të garantuar fermerët shqiptarë se nuk do ketë buxhet kurrë që t’u alokojë atyre një të dyqindtën e tij, por dhjetëra, dhjetëra herë më shumë. 3.5 përqind e buxhetit të shtetit do parashikohen subvencione për bujqësinë. Mbështetje të drejtpërdrejtë për të gjitha sipërmarrjet që operojnë në bujqësi, blegtori, peshkim, akuakulturë, agroindustri mbi bazën e sipërfaqes së mbjellë, prodhimit të dorëzuar dhe numrit të krerëve. Çdo fermer që aplikon për mbështetje në fushat prioritare do përfitojë mbështetje pa kufizim.

Do subvencionohen me 80 përqind normat e interesit të kredive bankare për bujqësi dhe blegtori. Do subvencionohen në masën 75 përqind norma e të gjithë siguracioneve në fshatin shqiptar dhe bujqësinë shqiptare. Do investohet çdo vit jo më pak se 70 milionë euro në sistemin e vaditjes dhe kullimit në mënyrë që të dyfishohet aftësia kulluese e vendit. Do hiqet që javën e parë taksa armiqësore ndaj fermerëve, TVSH-ja armiqësore 0 në blerje dhe 20 përqind në shitje. Do jetë e barabartë në blerje dhe shitje. Krijimi i agjencisë për fermerët për orientimin e tregut është një zotim jashtëzakonisht i rëndësishëm për zhvillimin e këtij sektori.

Mbështetja për teknologjitë e reja mbetet një prioritet i madh për PD, veçanërisht dixhitalizimi do jetë synim që të lehtësojë sa më shumë punën e fermerëve dhe të rrisin rendimentet. Rritja e sigurisë ushqimore, mbrojtja e qytetarëve shqiptarë nga mbeturinat që mbeten në prag skadimi në magazinat e botës, do jetë qëllim kryesor i yni. Ne kemi qenë dhe mbetemi të bindur se pa zhvillim rural nuk ka Shqipëri të zhvilluar.

Do bëjmë gjithçka me moton që fshatrat që kenë infrastrukturën e qyteteve, dhe për këtë zotohemi që në katërvjeçarin e parë. Këto janë disa nga pikat kryesore të programit tonë për fermerët dhe bujqësinë. Edhe njëherë shpall, shtylla numër një e programit të PD do jetë ekonomia e qytetarëve. Ekonomia e qytetarëve. Ekonomia e qytetarëve. Begatimi i tyre, përmirësimi i tyre ekonomik.

sali berisha

Sondazh

Poll