Politike

Komisioni i Çështjeve Ligjore/ Sekretari i KLP-së: Duhet fond për sigurinë kibernetike

Në Komision raportoi Sekretari i Përgjithshëm i KLP-së Emis Çërava i cili foli për nevojat e institucionit në buxhet, projektet, mbingarkesën e orëve, lëvizjet e prokurorëve dhe plotësimi i nevojave financiare, duke u shprehur se çfarë ishte kërkuar nga KLP ishte plotësuar nga Ministria e Financave, përveç pjesës së sigurisë kibernetike, ku kërkoi buxhet shtesë dhe plotësim të këtij zëri.

11 Nëntor 2024, 11:43 Nga M.B
Komisioni i Çështjeve Ligjore/ Sekretari i KLP-së: Duhet fond
Emis Çërava

TIRANA- Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat u mblodh sot për të shqyrtuar dhe diskutuar projektligjin “Për buxhetin e vitit 2025” teksa ishte parashikuar seanca dëgjimore me institucionet e Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Ministria e Shtetit për Pushtetin Vendor, Shoqata për Autonominë Vendore dhe Shoqata e Bashkive të Shqipërisë.

Në Komision raportoi Sekretari i Përgjithshëm i KLP-së, Emis Çërava i cili foli për nevojat e institucionit në buxhet, projektet, mbingarkesën e orëve, lëvizjet e prokurorëve dhe plotësimi i nevojave financiare, duke u shprehur se çfarë ishte kërkuar nga KLP ishte plotësuar nga Ministria e Financave, përveç pjesës së sigurisë kibernetike, ku kërkoi buxhet shtesë dhe plotësim të këtij zëri. Gjithashtu ai tregoi se Prokuroria e Përgjithshme mbulon pjesën e buxhetit, kurse ata shprehin vetëm shqetësimet dhe ia përcjellin PP-së.

“Për ngarkesën kemi një rregullore për orarin dhe punën. Ministria e Financave ka dhënë ato që kemi kërkuar, teksa kemi projektin e çështjes kibernetike dhe kërkohet që të mbulohet. Siguria kibernetike është pika ku kërkohet shtesë buxheti. Kemi hequr kufirin ligjor të 200 orëshin ne si Këshill, e hoqëm limitin duke parë ngarkesën dhe vetë Këshili mori vendimin. Pjesa tjetër është prapë kompetencë e PP-së, pjesa e pagesave”, tha ai.

emis Çërava

Sondazh

Poll