Politike

Debatet te "Shëndetësia"/ Ndreca: S’mund të thërrasin aksionerët e aksionerëve! Vokshi: Vilma Nushi është personi kyç që ka përfituar nga koncesioni i check up-it

Sipas deputetes demokrate, Ina Zhupës, Nushi ka marrë 1.5 mln euro divident nga paratë e shqiptarëve.

11 Nëntor 2024, 11:06 Nga r.ll
Debatet te "Shëndetësia"/ Ndreca: S’mund të
plarent ndreca

TIRANË- Seanca e sotme e Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi është zhvilluar me debate, ku shkak është bërë lista e personave që do të thirren për të dëshmuar.

Nënkryetari i komisionit, njëkohësisht, deputeti i PS-së, Plarent Ndreca tha se nuk mund të thirren për të dëshmuar aksionerët e aksionerëve.

Nga ana tjetër, kryetarja e komisionit, Albana Vokshi tha se Vilma Nushi është personi kyç që ka përfituar nga koncesioni i check up-it. Sipas deputetes demokrate, Ina Zhupës ajo ka marrë 1.5 mln euro divident nga paratë e shqiptarëve.

DISKUTIMET: 

Ndreca: Kemi rënë dakord për dëshmitarët në mbledhjen e kryetarëve. Ka një procedurë.

Vokshi: Për Vilma Nushin kemi rënë dakord, ka qenë në listë.

Ndreca: Arsyeja që nuk thirren Peposhi dhe Nushi nuk thirren sepse nuk kanë lidhje me check up. Aksionerët e aksionerëve nuk mund t’i thërrasim.

Vokshi: Janë aksionerë të kompanive. Nuk e shpjegon dot. Ti mendon ashtu, unë gjykoj që Vilma Nushi duhet të vijë këtu. Nuk mbyllet ky komision pa personin kyç.

Ndreca:Pse shqetësoheni, pse nuk i lini njerëzit të sqarohen. Janë aksionerë të 3P Life. Nuk kemi objekt llogarie aksionerët e aksionerëve.

Vokshi: E ka sjellë QKL me shkresë, përfituese është Vilma Nushi. Ti s’ke qenë fare kur është gatuar kjo. Edi Rama të ka thënë që Vilma Nushin nuk e dua në komision. Kështu që Vilma Nushi të thirret nesër të jetë në komision. Unë nuk dua që ne të dy të flasim për atë që kemi rënë dakord. Se kemi rënë dakord për të gjithë listën, vetëm për Edi Ramën nuk ke rënë dakord.

Zhupa: Z. Ndreca harron diçka. Sipas QKL-së Vilma Nushi ka marrë 1.5 mln euro divident nga paratë e shqiptarëve.

Vokshi: Nuk e mbron dot Vilma Nushin.

Zhupa: Referoju ligjit z. Ndreca për pronarët përfitues.

komisioni i shendetesise 11 nentor 2024

Sondazh

Poll