Sport

VIDEO/ Lazio “asfikson” Juventusin në shkretëtirën e Riyad-it, bardhekaltërit fitojnë Superkupën e Italisë

22 Dhjetor 2019, 19:50 Nga DOSJA
VIDEO/ Lazio “asfikson” Juventusin në shkretëtirën e

ITALI– Lazio është bërë si “mace e zezë” për Juventusin, pasi vetëm në harkun e dy javëve bardhezinjtë munden nga kryeqytetasit. Edhe këtë herë rezultati ishte si ai i kampionatit me shifrat 3-1.Luis Alberto gjeti golin e parë,ndërsa Dybala do të barazonte në fundin e pjesës së parë.

Avantazhi i kryeqytetasve erdhi nga Senad Luliç, por kryevepra e Cataldit në sekondat e fundit të lojës mbylli çdo llogari. Sarri kishte mundësinë të fitonte trofeun e parë si trajner i Juventusit, por Simone Inzaghi tregoi se është ekspert i Kupave.

Festës nuk i ka munguar as drejtori sportiv i Lazios,Igli Tare. Ai ka festuar bashkë me portierin Thomas Strakosha këtë sukses.

(e.c/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport itali lazio-juventus itali lazio-juventus

Sondazh

Poll